InF Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
InF Forum


 
PortaliPortali  ForumForum  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 “Po na sfidojnė stampimet kineze”

Shko poshtė 
AutoriMesazh
FBI

FBI


Numri i postimeve : 42
Age : 30
Location : Shkodėr
Registration date : 01/11/2007

“Po na sfidojnė stampimet kineze” Empty
MesazhTitulli: “Po na sfidojnė stampimet kineze”   “Po na sfidojnė stampimet kineze” EmptyThu Nov 08, 2007 10:10 pm

“Po na sfidojnė stampimet kineze”

Besnik Erebara ėshtė njė nga piktorėt tiranas tė Rrugės sė Dibrės. Me njė karrierė prej disa dekadash, ai sot punon, ekspozon dhe shtet nė galerinė e tij private “Ere”, tė themeluar nga ai vetė dhjetė vjet mė parė. Besniku punon nė tė gjitha teknikat si nė akuarel, pastel, tempera e vaj.
Nė pikturėn e tij tenton tė flasė sa mė thjesht e me njė penelatė tė pasur koloristike. Nė tė shumtėn e rasteve ka shpėrthime qė tė krijojnė pėrshtypjen e njė shqetėsimi tė brendshėm, shqetėsim i kohės. Tablotė dhe punimet e tij mė tė rėndėsishme janė: "Mbrojmė tokėn tonė", "Veterani tregon", "Komiti me abetare", "Vjeshtė", "Vajzat volejbolliste", "Xhamia Sahati Tiranė", "Portret luftėtari 1912", "Nudo", "Perėndim mbi manastir", etj. Disa nga punimet e tij sot janė pronė e koleksionistėve nga disa vende tė botės si Ankara (Pazari i Tiranės), Nju Jork, Zyrih, Itali, Athinė, etj. Besnik Erebara ka krijuar individualitetin e tij krijues. Ai ndien shqetėsimet dhe problemet e kohės, i kursyer nė kritika e i vėmendshėm ndaj fenomeneve qė shqetėsojnė sot artet figurative. Mbi tė gjitha kopjimet dhe stampimet kineze apo turke janė bėrė njė konkurrencė e padenjė pėr tė jitėh piktorėt, ndaj edhe vėmendja e shtetit duhet tė jetė mė e madhe nė kėėt drjetim.

U lind nė Tiranė nė 25 qershor 1951. Nė vitin 1966 vazhdon liceun artistik "Jordan Misja" me pedagogėt e nderuar Naxhi Bakallin dhe Sadik Kacelin. Nėvitin 1971 fiton konkursin dhe vazhdon studimet nė Akademinė e Arteve nė Tiranė nė specialitetin e arteve tė aplikuara. Mbrojtjen e diplomės e bėn nė specialitetin e qelqit artistik, duke realizuar njė seri ndriēuesish inkandeshent pėr interier dhe eksterier, e realizuar e gjitha me material ku mė vonė disa prej tyre u vendosėn nė ambientet e hotel "Tiranės". Vlerėsohet maksimalisht dhe me diplomė tė veēantė pėr punimin. Pas studimeve emėrohet nė ndėrmarrjen elektro-teknike si specialist nė modelimin e ndriēuesėve elektrikė deri nė vitin 1991. Krahas punės sė pėrditshme Besnik Erebara i pėrkushtohet me pasion artit tė pikturės. Merr pjesė pėr herė tė parė nė ekspozitėn kombėtare tė 1976. Mė pas merr pjesė me radhė nė tė gjitha ekspozitat kombėtare e lokale me punimet e tij, tė cilat janė vendosur nė institucione tė ndryshme tė vendit.


-
- Si ndiheni nė galerinė tuaj “Ere”?
- Galeria “Ere” ėshtė hapur nė vitin 1997 dhe ka 10 vjet eksperiencė. Kam punuar nė tė gjitha fushat e pikturės, kam punuar peizazhin, natyrėn e qetė, portretin, kompozimin, peizazhin karakteristik etj. Galeria ėshtė njohur jo vetėm nė Tiranė, por edhe nga shumė qytetarė tė rretheve, jo vetėm nga shqiptarėt, por edhe nga tė huajit, pasi janė tė shumtė ata qė sot kanė nė koleksionin, apo shtėpitė e tyre njė punė tė kėsaj galerie, duke filluar nga Kanadaja, SHBA, Franca, Belgjika, Zvicra, Italia, Greqia etj. Pak a shumė unė ruaj nė punimet e mia karakterin realist e impresionist, pa pėrjashtuar edhe punime tė karakterit modern, pak abstrakt , duke iu pėrgjigjur edhe preferencave tė vetė blerėsve. Pėr sa i pėrket ecurisė sė punės, mund tė them se ka njė rėnie nė shitjen e tablove. Mė parė ka qenė mė mirė, tani tregu ėshtė nė rėnie, edhe nė krahasim me vitet e tjera. Ka shumė faktorė, por do tė veēoja atė tė anės ekonomike, uljen e fuqisė blerėse.
Ajo qė vėrej me shumė kėnaqėsi ėshtė fakti se sot tek mjaft qytetarė ka hyrė kultura e tė dhuruarit tė njė vepre artistike. Sot mjaft njerėz bėjnė dhurata njė pikturė, gjė qė ka qenė shumė pak e pranueshme mė parė. Kjo ka ardhur edhe nga emigrantėt, pasi ata kanė sjellė me vete edhe kėtė lloj kulture, njėherėsh edhe fuqinė blerėse.

- Cilat janė kategoritė qė blejnė mė shumė pikturėn tuaj?
- Zakonisht ėshtė njė kategori e caktuar e shtresės sė mesme, tė cilėt kanė edhe njė kulturė mė tė madhe artistike, njė tėrheqje ndaj sė bukurės, apo ndaj njė vepre arti. Por nuk pėrjashtoj edhe tė huajt, tė cilėt priren kryesisht ndaj peizazhit karakteristik shqiptar. Ndėr peizazhet mė tė rėndėsishme e mė tė vlerėsuara janė ato me qytetet e Beratit, Gjirokastrės, Krujės etj, por edhe me vende karakteristike shqiptare. Por ehe shumė njerėz kėrkojnė tablo nga qytetet e tyre. Ka pastaj edhe njė aspekt tjetėr punės sime, qė ėshtė piktura me porosi. Eshėt njė fenomen jo fort pranishėm, por gjithsesi ėshtė pėrcaktues. Ka edhe njerėz qė dėshirojnė tė kenė si kujtim shtėpinė e tyre tė vjetėr, nė fshat apo diku larg. Por pėrgjithėsisht mė tė pranishme nė ambientet e banimit janė peizazhet lirike e sidomos natyrat e qeta. Nė punėn time kėto dhjetė vjet kam testuar preferencat e blerėsve dhe shikoj se peizazhet dhe natyrat e qeta janė mė atraktive dhe kanė mė shumė admirues e blerės. 90% e tyre duan peizazhin e natyrėn.

- A jeni i kėnaqur nga puna juaj dhe si e shikoni ju sot tregun e pikturės?
- Tregu i pikturės nuk ėshtė mirė. Jo vetėm pėr arsyet qė thashė mė lart, por ka edhe njė arsye tjetėr pėr tė cilėn shteti, si rregullator, duhet tė bėjė patjetėr diēka. Eshtė njė konkurrencė e pandershme me stampimet kineze e turke, duke i servirur ato pėr origjinale. Unė nuk mund ta ndaloj, secili bėn punėn e tij, por ajo tė paraqitet si njė stampim i njė pikture tė bėrė nė Turqi apo nė Kinė. Eshtė konkurrencė e pandershme, pasi ata e shesin me njė ēmim mė tė ulėt dhe mė konkurron jo denjėsisht. Nė pozicionin qė unė jam paguaj taksat e shtetit, tė baskisė, detyrime tė tjera dhe ndihem i rrezikuar nga kėta tregtarė tė kėtyre kopjeve tė shėmtuara tė artit. Shteti duhet tė ndėrhyjė nė mes, duke ndarė veē artistėt, piktorėt profesionistė, me njė emėr e me pėrvojė dhe veē tregtarėt e rėndomtė apo piktorėt kopjues, tė cilėt kanė lėnė profesionin e tyre si tornitorė, hidraulikė apo ku di unė, dhe janė bėrė piktorė. Shteti me strukturat e tij duhet tė na ndihmojė nė kėtė mes, pa lėnė mėnjanė edhe njė lloj mbėshtetje apo subvencionimi qė duhet tė na bėjė, se faktikisht edhe na takon. Fakti ėshtė se viti 2007 ka qenė viti mė i dobėt pėr sa i pėrket shitjeve dhe kėtė nuk e them vetėm unė por shumė piktorė tė tjerė profesionistė nė tė gjitha galeritė e kryeqytetit. Jashtė shteti i ndihmon, mbron dhe i subvencionin piktorėt e galeritė, dhe nuk i ēon ata drejt falimentimit. Ky ėshtė realiteti shqiptar sot.

- Dukeni sikur jeni tėrhequr nė ekspozita personale apo nė konkurrime kombėtare tė pikturės?

- Jo, nuk ėshtė se unė jam tėrhequr, kam qenė i pranishėm nė njė ekspozitė te galeria “Gjikondi”, ku mblidhen disa piktorė dhe botohet edhe njė guidė me piktorė tė ndryshėm edhe nė revistėn “Ēelėsi kult”. Gjithashtu kam marrė pjesė nė ekspozitėn e pėrvitshme “Riviera”, ku marrin pjesė deri nė 40 piktorė. Ndėrsa mė parė kam marrė pjesė nė konkurset ”Onufri”, dy tre vitet e para e pastaj ai ndėrroi drejtim, dhe ka njė ambient jo fort dashamirės. Sot piktorėt ekspozojnė me grupe dhe me kėtė rast po ju them se ne jemi duke ngritur edhe shoqatė e piktorėve tiranas. Jemi nė hapat e fundit, njė grupim me mbi 20 piktorė, sepse njė shoqatė do mbrojė mė fort tė drejtat tona si dhe do tė na japė mundėsi mė tė mėdha ekspozimi e ballafaqimi.
Njėherėsh plani ynė mė i afėrt ėshtė njė ekspozitė e madhe, e ideuar nga kryetari i minibashkisė nr. 8 z. Arben Tafaj, i cili do tė mbledhė nė njė ekspozitė tė gjithė piktorėt kryeqytetas pėr Tiranėn, me rastin e pėrvjetorit tė shoqatės “Tirana”. Nėse do tė ketė sukses mendohet qė ky aktivitet tė jetė i pėrvitshėm, me punime dhe autorė tė rinj, pra piktorėt e Tiranės pėr Tiranėn.

- Cili ėshtė mesazhi juaj?
- Nė radhė tė parė duhet tė them se shteti duhet tė jetė mė sensibėl ndaj artistėve dhe veēanėrisht ndaj piktorėve. Sot i janė dhunė shumė pėrparėsi letėrsisė, muzikės, filmit, teatrit etj, por shumė pak i vėmendje i ėshtė kushtuar arteve figurative. Piktura ka ngelur e veēuar e braktisur. Nuk ka njė vlerėsim pėr t’i dhėnė asaj vendin qė i takon. Piktura nė shtatė artet rendet i pari, por ka vajtur nė vendin e fundit, pikėrisht nga kjo mosvėmendje e shtetit.


“Po na sfidojnė stampimet kineze” 1194509797-piktori-erebara-besnik
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
“Po na sfidojnė stampimet kineze”
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
InF Forum :: Tema Shoqėrore ! :: Diskutime Te Ndryshme !!-
Kėrce tek: