InF Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
InF Forum


 
PortaliPortali  ForumForum  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Bob Dylan, rrokeri piktor

Shko poshtė 
AutoriMesazh
FBI

FBI


Numri i postimeve : 42
Age : 30
Location : Shkodėr
Registration date : 01/11/2007

Bob Dylan, rrokeri piktor Empty
MesazhTitulli: Bob Dylan, rrokeri piktor   Bob Dylan, rrokeri piktor EmptyThu Nov 08, 2007 10:09 pm

Bob Dylan, rrokeri piktor

Peizazhe, gra nudo e portrete tė realizuara nga ylli i rrokut Bob Dylan nė vitet 89-92 ekspozohen nė njė muze nė Gjermani
Deri mė sot e njihnim jo vetėm si njė nga muzikantėt mė mitikė nė botė, por edhe pėr dhuntitė e tij prej shkrimtari, poeti dhe aktori filmash. Por duket se Robert Allen Zimmerman, i njohur me emrin e artit Bob Dylan nuk ndalet kėtu.

Kėto ditė u hap njė ekspozitė, qė do tė zgjasė deri nė datėn 3 shkurt 2008, nė muzeun "Chemnitz" nė Gjermani, dedikuar ekskluzivisht vizatimeve dhe pikturave tė yllit tė rock'n rollit. Ekspozita titullohet "Drawn Blank Series", ku pėrfshihen 170 krijime tė Dylan kryesisht nė vitet 1989-1992. Deri mė sot muzikanti nuk kishte menduar asnjėherė tė ekspozonte punėt e tij artistike nė njė ekspozitė. Duket se pėr ta bindur ka ngulmuar kuratorja e muzeut gjerman Ingrid Mössinger. Gjatė njė vizite nė New York kuratorja pa vizatimet me laps tė Dylan pėr njė libėr tė titulluar "Drawn Blank". Mbeti e befasuar dhe menjėherė i bėn njė ftesė kėngėtarit, pėr tė paraqitur punėt e tij nė muzeun e ish-Gjermanisė Lindore. Dylan e pranoi ftesėn dhe gjatė 8 muajve ka realizuar 320 vizatime, mes tė cilėve vlerėsohen mė sė shumti peizazhet, imazhe nudo femėrore dhe portrete. Njė prej punėve mė tė pėlqyera dhe tė frymėzuara ėshtė imazhi i njė gruaje, tė cilėn kėngėtari e ka ndeshur nė njė pub nė Blackpool nė Angli, nė vitin 1992. Mes njė numri tė madh vizatimesh u bė njė seleksionim.

Dylan iu qas artit, pas njė aksidenti me motor nė vitin 1966 dhe qė e mbajti larg skenės pėr njė periudhė tė gjatė kohore. Gjatė viteve '70 lidhi njė miqėsi tė fortė me piktorin ekstravagant Norman Raeben, i cili i zbuloi sekretet e pikturės. Nė intervistat e tij tė shumta, Dylan gjithnjė ka folur pėr pushtetin e artit. "Pikturat e mėdha duhet tė ekspozohen nė vende tė frekuentuara shumė nga njerėzit", - do tė thoshte nė vitin 1966. "Njerėzit do tė ndiheshin mė mirė nėse do tė shihnin dhe admironin ēdo ditė njė pikturė tė Picassos nė vendet qė frekuentojnė pėr tė ngrėnė". Bob Dylan lindi nė vitin 1941 nė Minnesota. Gjatė 40 viteve tė karrierės numėron njė numėr shumė tė madh albumesh, singėllash, kolonash zanore, koncertesh, etj. Etj. Pas njė periudhe tė gjatė heshtjeje, Dylan iu rikthye skenės nė vitin 2004, mė i ri se mė parė.


Bob Dylan, rrokeri piktor 1194510101-bob-dilan
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Bob Dylan, rrokeri piktor
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
InF Forum :: Tema Shoqėrore ! :: Diskutime Te Ndryshme !!-
Kėrce tek: