InF Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
InF Forum


 
PortaliPortali  ForumForum  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Ndryshimet midis C++ dhe Java

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Th3-ScoR3
Super Administrator
Super Administrator
Th3-ScoR3


Numri i postimeve : 114
Age : 35
Location : Hidden
Registration date : 25/10/2007

Ndryshimet midis C++ dhe Java Empty
MesazhTitulli: Ndryshimet midis C++ dhe Java   Ndryshimet midis C++ dhe Java EmptyMon Oct 29, 2007 2:24 am

Koment:, Edhe Java dhe C++ janė gjuhė tė bazuara nė paradigmin e orientimit nė objekte. Sidoqoftė, Java dhe C++ dallojnė nė mes veti pėr nga mėnyra se si implementohet kodi, pėr nga trashėgimnia si koncept, pėr nga mėnyra se si ekzekutohet programi, pėr nga ajo se sa afėr janė gjuhės sė makinės etj. Nė kėtė shkrim mund tė lexoni dallimet krysore dhe ngajshmėritė nė mes tė kėtyre dy gjuhėve.




Qė tė dyja gjuhėt janė ndėrtuar mbi C dhe kanė sintaksė tė ngjashme. Qė tė dyja gjuhėt janė tė bazuar nė paradigmėn (modelin) e orientimit nė objekte (object-oriented) por Java ka model puro ndėrsa nė C++ mund tė zgjedhėsh midis orientimit nė objekte ose modelit procedurial (main() me funksione tė pavarura) . Nė Java nuk mund tė shkruash funksione tė pavarura nga objektet por duhet tė jenė gjithnjė metoda tė njė klase, duke pėrfshirė kėtu edhe funksionin main().

Java ėshtė e pavarur nga platforma ose sistemi operativ dhe punon njėsoj nė tė gjithė, ndėrsa C++ nuk ta garanton kėtė dhe zakonisht programi punon vetėm nė sistemin qė ėshtė pėrpiluar. Programi qė pėrpilon nė Windows nuk punon nė linux , Mac dhe anasjelltas. Java e ka kėtė avantazh sepse kodi pėrpilohet nė byte-code dhe interpretohet/ekzekutohet nė makinat/kompjuterat virtualė (java virtual machine ose JVM). C++ pėrpilohet direkt nė kodin e makinės/kopjuterit (machine-code) prandaj ndryshon nga njė sistem nė tjetrin, por nė anėn tjetėr kjo e lejon tė ekzekutohet mė shpejtė.

Njė tjetėr avantazh i pėrdorimit tė JVM ėshtė se programet e Java-s janė tė izoluar nga programet e tjera dhe kjo i bėn kėta programe mė tė sigurtė se ata tė C++ qė ndonjėherė bien nė konflikt me njėri tjetrin. Megjithatė kjo ėshtė ēėshtje e sistemit operativ dhe jo e gjuhės sė programimit.

Fakti qė Java ėshtė e pavarur nga sistemi operativ e bėn kėtė gjuhė ideale pėr programet qė komunikojnė nė njė rrjet tė pėrzier, siē ėshtė interneti, me njė llojshmėri sistemesh windows, unix, linux, mac, etj. Pra, Java ka avantazhin se mund tė ndėrtojė shumė thjesht programe qė pėrdoren nė internet nėpėrmjet shfletuesve (internet explorer, netscape, firefox, etj). Shumica e lojrave dhe zbukurimeve tė internetit bėhen tė mundura nga Java. Nė C++ kjo ėshtė e pamundur dhe zakonisht duhet tė pėrdorėsh gjuhė tė tjera pėr ndihmė.

Programuesi nė Java ka mė shumė mundėsi pėr tė zgjedhur ambjentin mė tė mirė pėr tė komunikuar me pėrdoruesin. Kjo bėhet e mundur sepse Java ka njė librari tė madhe me klasa tė gatshme pėr tė gjithė format e programeve, qė nga ato mė tė thjeshtat e deri tek klasat e grafikeve. Gjuha standarte e C++ ka libraritė mė tė rėndėsishme
por lė shumė pėr tė dėshiruar. Nė Java shumicėn e klasave e ke tė gatshme dhe vetėm duhet tė mėsosh ti pėrdorėsh ato.

Paragrafi i fundit na nxjerr nė njė tjetėr avantazh tė Java-s. Java ėshtė mė e thjeshtė pėr tė mėsuar dhe pėr tė programuar nė tė. Me pak mėsime nė Java mund tė ndėrtosh programe tė plota me dritare, butona e grafikė. Nė C++ kjo ėshtė e vėshtirė sepse duhet tė mėsosh kodin pėrkatės pėr ēdo sistem.

Pėr tė ndihmuar programuesin, Java menaxhon memorien vetvetiu dhe ka njė sistem pėr pastrimin e mbeturinave tė programit (garbage-collection). Kjo lehtėson punėn e programuesit sepse nė Java nuk ėshtė nevoja tė shkruash metoda shkatėrruese (destructors) pėr klasat. C++ nuk e bėn vetvetiu kėtė gjė por ja lė nė dorė programuesit. Avantazhet e menaxhimit tė memorjes janė tė diskutueshme dhe ka shumė argumenta bindėse pėr tė dyja gjuhėt. Argumenti i Java-s ėshtė se menaxhimi i memorjes ėshtė me shumė rėndėsi dhe duke ja lėnė nė dorė programuesit, rrezikohet qė programi tė shkruhet gabim. Argumenti kundėrshtues nga programuesit e C++ ėshtė se programuesi duhet tė ketė kontroll pėr tė tėrhequr dhe pėr tė lėshuar memorjen sipas nevojės. Ky argument qėndron pėr shume programe tė avancuara qė menaxhimi manual i memorjes ėshtė i domosdoshėm. Si pėrmbledhje, pėr programuesit fillestarė dhe programet e thjeshta dhe mesatare, pastrimi i memorjes nga Java ėshtė gjė e mirė.
Pėr programuesit e avancuar qė ndėrtojnė programe tė komplikuara, C++ ėshtė padyshim gjuha mė e mirė.

Libraritė e pasura dhe sistemi vetėveprues i pastrimit nuk janė tė vemtet ēėshtje qė e bėjnė Java mė tė lehtė pėr tė pėrdorur. Java gjithashu vė limite mbi trashėgimine dhe nuk lejon qė njė objekt tė trashėgojė nga dy ose mė shumė objekte tė tjera. P.sh. E zėmė se kemi shkruajtur klasėn e njė stilolapsi dhe klasėn e njė lapsi me gomė. Tani duam tė ndėrtojmė njė stilolaps qė tė mund tė ketė edhe gomė fshirėse. Nė
C++ mund ta ndėrtojmė kėtė objekt duke trashėguar nga stilolapsi dhe lapsi me gomė, ndėrsa nė Java mund tė trashėgojmė vetėm njė pre tyre dhe pastaj duhet tė shkruajmė pėrsėri kodin pėr tjetrin.
Arsyeja e Java-s pėr kėtė kufizim ėshtė qė programet tė mos komplikohen shumė dhe tė bėhen tė pa kuptueshėm. Ashtu si dhe pika mė parė, ky kufizim i Java-s ėshtė i diskutueshėm.

Njė thjeshtėsi tjetėr e Java-s ėshtė mos-pėrdorimi i treguesve (pointers). Nė brėndėsi tė gjuhės, tė gjithė objektet janė tregues por programuesi nuk lejohet qė tė krijojė njė tregues tė ri ose tė manipulojė tregusit. Pėr mė tepėr, nė Java nuk mund tė kryesh aritmetikė me treguesit (pointers). Treguesit janė njė pjesė e madhe
e C++ dhe manipulimi i tyre tė lejon tė shkruash kod shumė herė mė efektiv por nė tė njėjtėn kohė lejon programuesin qė tė bėjė gabime trashanike. Pėr programuesit e rinj (dhe tė vjetėr) tė C++, treguesit janė tė vėshtirė tė kuptohen dhe sjellin shumė probleme. Pėr ata qė dinė ti pėrdorin, C++ ėshtė shumė mė e fuqishme se Java.

Java ka rregulla mė tė rrepta pėr kodin dhe gjetjen e gabimeve tė mundshme. Programuesi lajmėrohet pėr kėto gabime dhe kjo rezulton nė kod mė tė fortė e mė tė besueshėm.

Kėto ishin ndryshimet themelore midis Java dhe C++. Qė tė dyja gjuhėt kanė avantazhet e tyre dhe kjo i bėn ato gjuhėt mė tė pėlqyera dhe mė tė pėrdorura. Duke ditur njėrėn prej tyre, (zakonisht C ose C++) me pak mundim mund tė mėsosh edhe tjetrėn (zakonisht Java).

Si pėrmbledhje, Java kufizon ndjeshėm lirinė e programuesit pėr tė lehtėsuar punėn dhe pėr tė bėrė sa mė tė kuptueshėm kodin. E njėjta gjuhė qė tė kufizon lirinė, tė jep edhe pavarėsinė tė programosh nė/me ēdo sistem operativ (ironike, apo jo?). Ēmimi pėr kėto tė mira ėshtė kostua e madhe gjatė ekzekutimit tė programit, qė ngadalėson ndjeshėm Java-n dhe e bėn atė tė papėrshtatshme pėr shumė programe. C++
ėshtė shumė herė mė e shpejtė dhe i ofron programuesit mė shumė kontroll. Kjo liri i jep programuesit tė C++ fuqinė pėr tė ndėrtuar programe mė tė avancuar dhe mė efektiv.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Http://Www.Inf-Clan.Com
 
Ndryshimet midis C++ dhe Java
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
InF Forum :: Arti i programimit :: Diskutime Rreth Gjuheve Programming !!-
Kėrce tek: