InF Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
InF Forum


 
PortaliPortali  ForumForum  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Ē'fare Eshte Php

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Th3-ScoR3
Super Administrator
Super Administrator
Th3-ScoR3


Numri i postimeve : 114
Age : 35
Location : Hidden
Registration date : 25/10/2007

Ē'fare Eshte Php Empty
MesazhTitulli: Ē'fare Eshte Php   Ē'fare Eshte Php EmptyMon Oct 29, 2007 2:00 am

PHP (www.php.net) ėshtė gjuhė skriptuese e dedikuar pėr tė zhvilluar web aplikacione. PHP (PHP ėshtė shkurtese rekurzive e "Hypertext Preprocessor") ėshtė njėra ndėr gjuhet mė tė pėrhapura skriptuese qė janė tė bazuara nė burimet e hapura (Open Source). Interpreteri i PHP-sė ėshtė i shkruar per shume sisteme operative si Linux, Unix (duke pėrfshirė HP-UX, Solaris dhe OpenBSD), Mac OS X, Novel, OS/2, e Windows, qė do tė thotė se i njejti PHP kod do tė ekzekutohet nė tė gjithe serverėt e lartepėrmendur pothuajse pa ndonjė ndryshim nė te. Fuqinė mė tė madhe PHP e ka arritur nė web aplikacione. Kompanitė mė tė mėdhaja qė janė tė bazuara nė burimet e hapura kanė migruar apo janė duke migruar nė PHP. Nė kėtė shkrim do tė flasim prej perspektivės sė Linux-it, edhe pse esenca ėshtė e njejtė pėr tė gjitha sistemet operative. Ajo ēka e bėn PHP tė perhapur ėshtė se mund tė shkruhen aplikacione te vyeshme me mė pak punė se gjuhet tjera qė bėjnė punė tė ngjajshme, si dhe numri i madh e bazave te shėnimeve qė i perkrah si: MySQL, PostgreSQL, mSQL, MS-SQL, Sybase, Oracle, ODBC, dBase etj.

Ekzistojnė 3 fusha ku PHP mund te pėrdoret.

- Pėrdoret nė web servera ku kodi ekzekutohet nė server (ang. server side scripting) dhe klientit i kthehen rrezultatet si html ne shfletuesin e webit (ang. web browser).

- Me PHP mund tė shkruhen programe qė do te ekzekutohen nė "command line", dmth e tėra qe na nevojitet ėshtė interpreteri dhe shelli. Njė gjuhe skriptuese qė ėshtė e pėrshtatshme pėr kete punė ėshtė Perl.

- PHP pėrdoret edhe pėr shkruarjen e aplikacioneve me grafike (GUI) qė pėrdoren nėpėr makina te klientėve. Aplikacionet e kryera jane multi-platformike qė do tė thotė se punojnė nė shume sisteme operative me pothuajse kurrėfare ndryshimi nė kod. Pėr tė bėrė kėtė nevojitet PHP-GTK shtesa. Megjithatė PHP pėrdoret shumė pak sa i perket kėtij drejtimi.

Ne do tė fokusohemi nė fushen e parė, dmth. do te perdorim PHP pėr tė shkruajtur web-aplikacione.
PHP ėshtė gjuhė interpretuese, qė do tė thotė se kėtu nuk ka nevojė qė kodi tė kompilohet. Interpretimi i kodit bėhet nga interpreteri sa herė qė ne e kėrkojmė faqen.
Qė tė testojmė programet e shkruara nė PHP, na nevojiten:
Web serveri qė e ka interpreterin ("PHP parser" si CGI apo modul i serverit, por zakonisht pėrdoret si modul) si dhe "web browser-i" (apo internet shfletuesi).

Interpreteri i PHP-sė e interpreton kodin e shkruar nė kėtė gjuhe. Qė ta thjeshtojmė esencėn e kėsaj gjuhe do tė marrim njė shembull bazik. Themi se e kemi nje skedar me emrin index.php nė web server. Nėse e kėrkojmė kėtė skedar pėrmes web-it (psh. pėrmes protokollit HTTP): http://serverijuaj/index.php atėherė web serveri sendin e parė qė do ta ben ėshtė ta shikon mbaresėn qė nė kėtė rast ėshtė "php". Menjėherė pas indentifikimit qė tipi i skedarit ėshtė "php", serveri ėshtė i gatshėm ta interpretojė atė kod duke e pėrdorur modulin pėrkatės. Pasi qė kodi interpretohet, tė gjitha rezultatet (nėse ka) do tė shfaqen nė "web browser".

Pas ekzekutimit te kėtij kodi nga serveri, nė internet shfletuesin tonė do tė shfaqet teksti "Tung pr-tech"
<printf>


Faktikisht funksioni "printf" e ka kryer punėn e vetė nė server dhe neve na ka dėrguar vetėm "Tung pr-tech". Ketu ėshtė dallimi kyē i gjuhėve qė ekzekutohen nė server (si PHP) me ato qė ekzekutohen nė klient (si Javascript). Pra PHP bėn tė gjitha operacionet nė server, dhe klientit ia dėrgon vetėm tekstin e dėshiruar, ndėrsa javascript ekzekuton tė gjitha operacionet nė anėn e klientit. Tė ndalemi kėtu pak dhe tė krahasojmė se ēfarė tė mira na sjellin gjuhėt qė ekzekutohen nė server.

- Kodi ėshtė i centralizuar
- Kodi ėshtė i mbrojtur dhe klienti nuk ka qasje nė te.
- Nė server bėhen vendime se me ēka tė shėrbehet klienti.
- Tė gjitha ndryshimet qė bėhen nė kod, vėrehen te tė gjithe klientet nė tė njejtėn kohė.
- Shumė i dobishėm pėr baza tė shėnimeve

Gjuhėt qė ekzekutohen tek klienti siē ėshtė javascript nuk i pėrkahin kėto mundėsi sepse kodi shkarkohet tek klienti dhe i gjithė ekzekutimi bėhet nė "web browserin" e klientit

Sa i pėrket sintaksės, PHP sintaksėn e huazon prej gjuhėve si C, Java e Perl. Nėse keni punuar mė heret nė C me gjėrat bazike, llogariteni se 60% tė PHP e zotėroni.

Tė shohim njė shembull tė thjeshtė.
index.php
-------------------------------------
<html>
<head>Koka</head>
<body>

</body>
</html>



Pas ekzekutimit tė mesipėrm, nė "web browserin" (shfletuesin) tuaj do tė paraqitet 3+5=8, apo nėse shikoni burimin e kėsaj php faqeje (nė shfletuesin tuaj bėni "view source"), ju do tė shihni:

index.php tek klienti
-------------------------------------
<html>
<head>Koka</head>
<body>
3 + 5 = 8
</body>
</html>



Kjo ishte sa pėr tė dhėnė njė ide se ēfarė bėn PHP.

Ne do tė supozojmė se ju veē keni punuar me ndonjė gjuhė tjetėr programuese kėshtuqė mė poshtė do tė njihemi shkurtimisht me kodin e php.

Ēdo kod i php-sė duhet futur brenda "tag-ave"
<Ketu>
, apo nėse planifikojmė qė ta integrojmė PHP nė XML atėherė kodin e fusim nė mes tė "tag-ave"
<php>

PHP ėshtė "case-sensitive" dmth. variabla $emri ėshtė e ndryshme nga $Emri;
Sikur edhe C, PHP-ja i injoron hapėsirat e zbrazėta (hapėsirat, rreshti i ri, tab-at) nė mes komandave.
Komentet e rreshtit nė PHP bėhen me "//"
Komentet qė perfshijnė me shumė rreshta futen nė mes tė "/*" dhe "*/"

</komenti>



Ēdo variabėl nė php pėrmban simbolin "$" pėrpara.
P.Sh.
<vendi>



Njė gjė qė po e vėreni ėshtė se nė PHP nuk ka nevojė tė deklarohet "data type" (tipi) i variablave si nė C.
Nėse vleren e fusim nė thonjėza si tek variabla $vendi, atėherė menjėherė dihet se ajo variabėl pėrmban string, ndėrsa variabla $viti_i_lindjes_se_skenderbeut identifikohet menjehere si integer (numėr i plotė).

Kushtet

Sikur nė C, struktura IF ėshtė e njejtė
<html>
<head><title>Kushtet</title></head>
<body>
<?
$numri1 = 11;
$numri2 = 5;
if( $numri1 == $numri2){
printf("$numri1 dhe $numri2 jane te barabarte");
} else if( $numri1 <numri2>
</body>
</html>


Pas ekzektutimit tė kodit, nė web shfletuesin tuaj do tė shfaqet:
11 ėshtė me i madh se 5


Unazat (Loops)

PHP pėrkrah "for","while" dhe "do - while" loop-at (unazat). PHP poashtu perkrahe "foreach" unazen ashtu si edhe Perl.
Qe njė shembull ku 3 loop-at japin rezultate tė njejta.

<html>
<head><title>Unazat</title></head>
<body>
<?
echo "Loopi(Unaza) 1
";
for($i=1; $i<= 10; $i++){
printf($i);
}
echo "

Loopi(Unaza) 2
";
$i=1;
while($i<=10){
printf($i);
$i++;
}
echo "

Loopi(Unaza) 3
";
$i=1;
do{
printf($i);
$i++;
}while($i<10>
</body>
</html>

Pas ekzektutimit tė kodit, nė web shfletuesin tuaj do tė shfaqet:
Loopi(Unaza) 1
12345678910

Loopi(Unaza) 2
12345678910

Loopi(Unaza) 3
12345678910



Matricat (Arrays)
Matricat si ne ēdo gjuhė tjetėr programuese, mbajnė shumė vlera brenda njė variable. Atyre vlerave i qasemi me indeks.

<html>
<head><title>Matricat</title></head>
<body>
<?
$hero = array(); //deklarimi i matrices

/* E mbushin matricen tone me infromata */
$hero[0] = "Skenderbeu";
$hero[1] = "Mic Sokoli";
$hero[2] = "Bajram Curri";

/* shtypim informatat */
echo "Heronjet shqiptare:
";
for($i=0;$i<sizeof>
</body>
</html>


Pas ekzektutimit tė kodit, nė web shfletuesin tuaj do tė shfaqet:
Heronjet shqiptare:
Skenderbeu
Mic Sokoli
Bajram Curri
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Http://Www.Inf-Clan.Com
 
Ē'fare Eshte Php
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Cfare eshte pleqeria?
» Dashuria eshte...
» Dashuria Eshte....
» Seksi eshte !

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
InF Forum :: Arti i programimit :: PHP-
Kėrce tek: