InF Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
InF Forum


 
PortaliPortali  ForumForum  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Rovena Dilo: Kėtu njerėzit mendojnė se mund tė gdhihen tė gj

Shko poshtė 
AutoriMesazh
FBI

FBI


Numri i postimeve : 42
Age : 30
Location : Shkodėr
Registration date : 01/11/2007

Rovena Dilo: Kėtu njerėzit mendojnė se mund tė gdhihen tė gj Empty
MesazhTitulli: Rovena Dilo: Kėtu njerėzit mendojnė se mund tė gdhihen tė gj   Rovena Dilo: Kėtu njerėzit mendojnė se mund tė gdhihen tė gj EmptyWed Nov 14, 2007 11:54 pm

Rovena Dilo: Kėtu njerėzit mendojnė se mund tė gdhihen tė gjithė artistė

Kėngėtarja e njohur do tė marrė pjesė nė festivalin e fundvitit me njė bashkėpunim me Armend Rexhepagiēin dhe Aida Barakun. Por refuzon tė tregojė detaje tė kėtij bashkėpunimi, ndėrsa analizon tregun kaotik shqiptar tė muzikės dhe hedh pėr diskutim disa mėnyra se si mund tė ruhen vlerat e mirėfillta
Rovena Dilo e ka njė formulė se si tė mbijetojė nė njė treg kaotik muzikor, se si tė ruajė vlerat e saj edhe pa u bėrė domosdoshmėrisht pjesė e ndonjė grupimi apo klani! “Eshtė mė e qėndrueshme gjithēka, kur je ti qė e zgjedh grupimin dhe ofertėn dhe jo e kundėrta. Kjo po, tė jep mundėsi tė mbijetosh mirė dhe nė paqe me veten”, thotė nė njė intervistė ekskluzive pėr MAPO-n kėngėtarja e cila kėndoi pėr herė tė parė pėr gjithė shqiptarėt nė vitin 1993, kur mori pjesė me kėngėn “Nėse natėn vij”, nė Festivalin “Kėngėt e stinės”.


“Nuk ka mė mirė se sa tė bėsh gjithmonė atė qė mendon se tė pėrfaqėson mė mirė”, thotė mė tej ajo, ndėrsa analizon nė kėtė intervistė, jo vetėm tregun aktual muzikor, pėr tė cilin pranon se ėshtė kaotik, por edhe mėnyrėn se si mund tė gjendet njė sistem qė promovon vlerat e mirėfillta dhe mė tej akoma, edukon publikun. Media, mendon ajo, punon me inate, tregu kaotik huton publikun aq sa e bėn tė besojė se kushdo mund tė bėhet artist, e nga ana tjetėr artistėt vetė janė si kopsa tė shkėputura e nuk dinė tė organizohen. Atėherė kush do tė sigurojė ruajtjen e vlerave tė mirėfillta? “Shteti!”, pėrgjigjet Dilo: “Le tė adaptojė mėnyrėn si funksionon kjo detyrė nė Greqi, apo Itali, apo kudo tjetėr ku ėshtė kuptuar nevoja pėr tė ruajtur vlerat. Besoj se institucionet e kėtij vendi duhet tė kujdesen qė tė gjejnė mėnyrėn e duhur si tė promovojnė vlerat e mirėfillta, si tė ruajnė kėto vlera e nė fund tė fundit si tė edukojnė publikun me kėto vlera”.


Pėr kėngėtaren e cila kėtė vit do tė marrė pjesė nė Festivalin e Kėngės nė RTSH me njė bashkėpunim me Armend Rexhepagiēin dhe Aida Barakun, ėshtė e papranueshme qė “tė gjendemi pėrballė personazheve kaq “cheep”, kaq pa vlerė qė promovohen si artistė tė mėdhenj”. Sipas saj, “Shqipėria nuk pėrbėn nė vetvete njė treg kaq tė madh sa tė ofrojė kaq shumė “artistė”. Ndaj dhe njerėzit janė hutuar vėrtet. Mendojnė tė gjithė se mund tė bėhen artistė dhe se mund tė arrijnė gjithēka. Kushdo mendon sot se mund tė shkruajė njė libėr e tė bėhet shkrimtar, se mund tė kėndojė njė kėngė nė njė skenė e tė bėhet kėngėtar, se mund tė hedhė ca ngjyra nė telajo, e tė bėhet piktor!”.

MAPO: Ju do tė merrni pjesė nė Festivalin e Kėngės nė RTSH. Do t’i riktheheni kėtij festivali nė njė mėnyrė origjinale. Mund tė na thoni diēka konkrete pėr kėtė angazhim tuajin?
Rovena Dilo: Eshtė ende herėt qė unė tė zbuloj gjėra konkrete. Por mund t’ju them se do tė marr pjesė nė kėtė festival me njė bashkėpunim me Armend Rexhepagiēin dhe Aida Barakun. Kėnga do tė kompozohet nga Armendi dhe do tė ketė tekstin e Aidės. Detaje tė tjera publiku do t’i marrė vesh mė vonė.

MAPO: Si mund tė mbijetojė njė artist nė Shqipėri pa u bėrė pjesė e asnjė grupimi apo klani? Si mund tė mbijetojė nė njė situatė tė tillė njė artist duke qenė pėr mė tepėr, Rovena Dilo?
Rovena Dilo: Unė mbijetoj dhe mbijetoj mirė! Kam bindjen se secili nga ai qė ju e pėrkufizoni si grupim, po tė dish tė presėsh, do tė ketė oferta dhe oferta shumė tė mira madje. Ajo qė unė mendoj se ėshtė mė me leverdi pėr njė artist ėshtė qė kėto oferta t’i zgjedhė vetė. Pra ėshtė mė e qėndrueshme gjithēka, kur je ti qė e zgjedh grupimin dhe ofertėn dhe jo e kundėrta. Kjo po, tė jep mundėsi tė mbijetosh mirė dhe nė paqe me veten. Unė kam bindjen se nuk ka mė mirė se sa tė bėsh gjithmonė atė qė mendon se tė pėrfaqėson mė mirė.

MAPO: Pas hyrjes nė njė treg kaotik, bota e artit gjendet befas nė njė luftė mes interesave tė mirėfillta ekonomike dhe vlerave tė vėrteta. Si e gjykoni kėtė luftė dhe nėse do tė mundeshit, a mund ta pasqyroni pėrgjigjen tuaj me situata konkrete?
Rovena Dilo: Konkretja ėshtė shumė e pisėt! Unė mendoj se realiteti pėrmban ca tė vėrteta qė nuk janė aspak nė favor tė vlerės. Eshtė e vėrtetė ajo qė thoni ju se bota e artit gjendet nė njė treg kaotik. Por unė mendoj se kaos ka nė tė gjitha fushat e jetės. Vetė njeriu shqiptar ėshtė nė kaos. Mendoj se e gjithė shoqėria shqiptare ende nuk ėshtė pozicionuar dhe niveluar siē duhet. Nivelet e pozicionimit tė secilit janė tė paqarta kėtu. Aq sa duket sikur kushdo mund tė bėjė gjithēka, por ama asnjė nuk ėshtė nė vendin e vet, atje ku duhet tė jetė i pozicionuar.
MAPO: Por kjo ama nuk ju pengon juve personalisht tė jeni e pozicionuar atje ku duhet, apo jo?
Rovena Dilo: Aspak. Sepse unė nuk bėhem thjesht pjesė e kėrkesave momentale tė tregut nė kėtė vend. Unė jam pjesė e njė kėrkese qė shkon pėrtej momentit. Unė nuk mendoj sot pėr sot dhe nuk bėhem pjesė e kėtij proēesi momental. Ajo qė unė bėj ėshtė aty dhe do tė mbetet aty: nė raftet e gjėrave qė do tė mbeten me kohėn jo nė atė pjesė tė raftit qė “strehon” gjėra qė do tė hidhen! Unė nuk kam dashur asnjėherė tė futem atje ku mund ta ndjeja veten pis…

MAPO: Njė pyetje qė ėshtė bėrė gjithmonė por qė realisht vlen tė bėhet sėrish: ėshtė ky treg kaotik qė ushqen shijet e publikut, apo ėshtė publiku qė kėrkon tė ketė kėtė cilėsi qė i ofrohet?
Rovena Dilo: Unė mendoj se ne kemi nevojė pėr rregulla dhe standarte tė cilėsisė, jo tė kaosit. Publiku do tė edukohet me atė qė do t’i ofrohet. Arti ka mė shumė fuqi imponuese se publiku, flas pėr artin e vėrtetė. Por arti nė Shqipėri ėshtė lėnė mėnjanė, pėr hir tė njė dėshirė absurde pėr t’u harbuar! Hedhja nė treg e lloj lloj personazheve pa vlerė, qė nuk dinė ē’tė japin e ē’tė thonė, pėr mua ėshtė njė harbim i vėrtetė.

MAPO: Po media, ēfarė roli luan nė kėtė drejtim?
Rovena Dilo: Mendoj se ėshtė absurde qė media nė vetvete nuk koordinohet e nuk kuptohet me veten. Kėtu media mė duket se punon me inate. Media besoj se nuk lanēon apo promovon artin e vėrtetė por promovon ata qė i quan artistė tė vetėt. Cdo media kėshtu promovon artistė krejt tė ndryshėm nga njėri-tjetri dhe kėtė nuk e bėn sepse ata artistė duhen promovuar vėrtet e se ia vlen ti promovosh. E bėn, mendoj unė, me atė tendencėn e pakuptimtė: kėtė artist po e promovoj unė dhe ėshtė i imi! Por nga ana tjetėr, ata qė dėmtohen tė parėt e qė dėmtohen mė shumė, janė vetė artistėt.

MAPO: Gjendemi kėshtu pėrballė situatės kur media, sipas jush, nuk luan siē duhet rolin e saj, artistėt vetė nuk janė tė organizuar pėr tė mbrojtur vlerat, dhe tregu nė anėn tjetėr funksionon nė kaos, e publiku pėrtyp atė qė i ofrohet! Kush duhet tė kujdeset nė kėtė mes pėr tė ruajtur vlerat?
Rovena Dilo: Shteti! Le tė adaptojė mėnyrėn si funskionon kjo detyrė nė Greqi, apo Itali, apo kudo tjetėr ku ėshtė kuptuar nevoja pėr tė ruajtur vlerat. Besoj se institucionet e kėtij vendi duhet tė kujdesen qė tė gjejnė mėnyrėn e duhur si tė promovojnė vlerat e mirėfillta, si tė ruajnė kėto vlera e nė fund tė fundit si tė edukojnė publikun me kėto vlera. Ka plot mėnyra, por qė kėtu nuk po zbatohen ende. Eshtė e papranueshme pėr mua, tė gjendemi pėrballė personazheve kaq “cheep”, kaq pa vlerė qė promovohen si artistė tė mėdhenj. Shqipėria nuk pėrbėn nė vetvete njė treg kaq tė madh sa tė ofrojė kaq shumė “artistė”. Ndaj dhe njerėzit janė hutuar vėrtet. Mendojnė tė gjithė se mund tė bėhen artistė dhe se mund tė arrijnė gjithēka. Kushdo mendon sot se mund tė shkruajė njė libėr e tė bėhet shkrimtar, se mund tė kėndojė njė kėngė nė njė skenė e tė bėhet kėngėtar, se mund tė hedhė ca ngjyra nė telajo, e tė bėhet piktor!

MAPO: Tani qė e shikoni karrierėn tuaj nė mėnyrė objektive, a ka diēka qė mendoni se do tė mund ta kishit bėrė mė mirė?
Rovena Dilo: Unė mendoj se gjithēka qė bėjmė lidhet ngushtė me natyrėn komplekse njerėzore dhe ėshtė shumė e vėshtirė ta kuptosh kėtė natyrė. Ndoshta do tė kisha bėrė gjithēka sėrish ashtu siē e kam bėrė deri tani. Njeriu gabon sepse nuk ėshtė i pėrkryer.

MAPO: Mund tė veēoni dot njė kėngė nga gjithė kėngėt tuaja?
Rovena Dilo: E kam shumė tė vėshtirė, i dua tė gjitha njėsoj. Por besoj se publiku mund ta bėjė kėtė gjė, pasi varet nga shijet e secilit. Unė i shikoj punėt e mia si pjesė e njė zingjiri tė plotė qė pėrbėn karrierėn time.


Rovena Dilo: Kėtu njerėzit mendojnė se mund tė gdhihen tė gj 1195029875-rovena-dilo
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Rovena Dilo: Kėtu njerėzit mendojnė se mund tė gdhihen tė gj
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
InF Forum :: Tema Shoqėrore ! :: Diskutime Te Ndryshme !!-
Kėrce tek: