InF Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
InF Forum


 
PortaliPortali  ForumForum  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Aurela Gaēe: Dua tė shikoj veten nė pasqyrė e tė ndihem e qe

Shko poshtė 
AutoriMesazh
FBI

FBI


Numri i postimeve : 42
Age : 30
Location : Shkodėr
Registration date : 01/11/2007

Aurela Gaēe: Dua tė shikoj veten nė pasqyrė e tė ndihem e qe Empty
MesazhTitulli: Aurela Gaēe: Dua tė shikoj veten nė pasqyrė e tė ndihem e qe   Aurela Gaēe: Dua tė shikoj veten nė pasqyrė e tė ndihem e qe EmptyWed Nov 14, 2007 11:52 pm

Aurela Gaēe: Dua tė shikoj veten nė pasqyrė e tė ndihem e qetė

Projektet mė tė fundit tė Aurela Gaēes, nga pjesėmarrja nė “Kėngėn Magjike” deri te “hedhja e farės” pėr njė album tė ri. Dashuria e kėngėtares sė fuqishme dhe tė vėrtetė, pėr familjen dhe pėr publikun shqiptar. Miqėsitė e vajzės sė fortė e krenare vlonjate me artistė tė tjerė dhe me politikanė. Njerėzve qė u beson mė shumė dhe vėshtirėsitė e njė emigranteje tė re, por tė lumtur nė SHBA, vendi qė nuk ėshtė fushė me lule… Por ku Aurela ka ditur tė mbijetojė duke mbetur sėrish thjesht... Aurela!
Aurela Gaēe tashmė e ka vendosur qė nuk mund ta braktisė Shqipėrinė, e cila ėshtė pėr tė “ushqim shpirtėror”. Ndodhet kėtu pėr tė marrė pjesė nė festivalin “Kėnga Magjike”, pėr tė cilin mendon se ėshtė njė event i konsoliduar dhe pėr tė nisur projektin pėr njė album tė ri. Kur ndodhet nė SHBA i mungon familja, por edhe publiku shqiptar, ama edhe atje ndihet e lumtur. Jeton ēdo ditė me energjinė dhe brishtėsinė qė e ka karakterizuar qė nė fėmijėri. I ėshtė dashur shumė qė ta ruajė kėtė brishtėsi, por nuk pendohet. Mendon se ėshtė e vėrtetė nė gjithēka qė bėn dhe kur e shikon veten nė pasqyrė do tė dojė tė ndihet gjithmonė e qetė dhe nė paqe me veten. Nuk mendon se ėshtė e vėshtirė tė jesh nė Shqipėri “e vėrtetė” - “Rastin konkret e keni para syve” - thotė kur e pyesim pėr kėtė ēėshtje. Megjithatė, gjatė viteve i ėshtė dashur qė jo vetėm tė jetė e vėrtetė por edhe tė ngrejė disa mure mbrojtėse. Kjo ėshtė Aurela e plotė qė ajo shikon nė pasqyrė. “Kėto mure ndoshta mė kanė penguar tė njoh mė shumė njerėz. Por jam e bindur se kėto mure mė kanė ndihmuar tė rritem. Kjo jam une!” - thotė ajo nė kėtė intervistė ekskluzive pėr revistėn MAPO.

MAPO: Kujt i besoni mė shumė kur ju kritikon apo vlerėson?
A.G.: Motrės. I besoj sepse ajo mė do pa kushte dhe mė thotė gjithmonė tė vėrtetėn edhe atėherė kur e kam gabim.

MAPO: Sa e lehtė ėshtė tė jesh i vėrtetė nė Shqipėri?
A.G. : Rastin konkret e keni pėrpara (qesh). Unė jam gjithmonė e vėrtetė. Sigurisht kjo edhe mė ka dėmtuar, por unė nuk jam penduar asnjėherė. Pėr mua ka rėndėsi qė nė fund tė ditės tė mund ta shikoj veten nė pasqyrė e tė ndihem rehat dhe nė paqe me veten.

MAPO: Kur shikoni Aurelėn nė pasqyrė, ēfarė shikoni nė tė vėrtetė?
A.G. : Konstatoj se jam rritur, por ama kam ruajtur brishtėsinė qė mė ka karakterizuar qysh nė fėmijėri.

MAPO: Nuk shikoni asnjė tė metė…?
A.G. : Unė nuk kam probleme me asgjė. Por tani qė e mendoj, kam pėrshtypjen se pėr tė ruajtur veten time, ndoshta gjatė viteve kam ndėrtuar shpesh mure mbrojtėse. Mure qė ndoshta nuk mė kanė dhėnė mundėsi tė nxjerr nė pah Aurelėn, tė gjithėn, ashtu siē ėshtė. Ndoshta mė ka penguar tė njoh mė shumė njerėz. Ama jam e bindur se kjo mė ka ndihmuar tė rritem.

MAPO: Cfarė ju tundoi tė riktheheshit edhe njėherė nė Shqipėri?
A.G.: Sepse kjo jam unė! Mė pėlqen tė bėj gjithmonė ato gjėra qė dua.

MAPO: Sapo u rikthyet, do tė merrni pjesė nė festivalin “Kėnga Magjike”. Pse pikėrisht nė kėtė festival?
A.G.: Vendosa tė marr pjesė nė kėtė event sepse besoj se ai ėshtė njė event i konsoliduar. Secili qė merr pjesė nė tė jam e sigurt se e gjen vetveten dhe del i kėnaqur nga “Kėnga Magjike”. Ka vend pėr tė gjithė pjesėmarrėsit pra ky festival. Mua mė kėnaq edhe pėr njė arsye tjetėr: mė jep mundėsi qė tė bėj show!

MAPO: Keni filluar tė punoni pėr njė album. Cfarė mund tė na thoni pėr kėtė projekt?
A.G.: Eshtė ende herėt pėr t’ju folur pėr albumin. Unė thjesht sa kam hedhur farėn, ende nuk e di se ēdo tė dalė (qesh). Por po punoj fort qė tė jetė njė projekt i suksesshėm.
MAPO: A ju pengon tė projektoni nė Shqipėri, fakti qė kėtu gjithēka, pėrfshirė dhe tregu i muzikės ėshtė deri diku nė njė kaos…?
A.G.: Jam dakort qė kėtu ēdo gjė vazhdon tė jetė nė tranzicion. Tranzicioni ėshtė nė ēdo fushė tė jetės. Por kjo nuk do tė thotė qė ne tė mos i japim mundėsi kujtdo qė mendon se mund tė ofrojė diēka. Nuk jam dakort me tendencėn qė ekziston nė Shqipėri pėr tė paragjykuar daljen nė skenė tė tė rinjve. Nuk ka asgjė tė keqe, mendoj, qė ne t’i ofrojmė kujtdo mundėsinė pėr tė provuar e pastaj pėr tė vlerėsuar apo gjykuar nga publiku. Por ajo qė mungon nė Shqipėri ėshtė kritika! Nė SHBA, kritikėt janė gjithmonė prezentė. Me autoritetin e tyre ata gjithmonė orientojnė publikun atje, pėr ēdo vepėr artistike, film, album, etj, pėrpara se ajo tė dalė nė treg. Kanė mundėsi tė ndryshme pėr ta shprehur mendimin e tyre, nė mediume tė shumta. Kjo gjė nuk ndodh kėtu. Ama, edhe pse kritika e thotė mendimin e saj nė SHBA, jo gjithmonė publiku do tė jetė detyrimisht dakort me tė. Por nė fund tė fundit, kjo kritikė tė orienton. Dhe kjo kritikė nuk pengon askėnd qė tė dalė nė skenė. Eshtė publiku ai qė bėn zgjedhjen e fundit.

MAPO: Nė kėtė sens, ka supermarkete por ka edhe butiqe…
A.G.: Une preferoj butiqet (qesh). I preferoj se kam mundėsi. Nėse nuk do tė kisha sigurisht qė do tė shkoja dhe nė supermarkete, ndonėse shijet e mia nuk pėrshtaten me to. E njėjta gjė ndodh besoj edhe me shijet e publikut nė muzikė.

MAPO: Cili do tė jetė itinerari juaj tashmė qė keni nisur projekte edhe nė Shqipėri?
A.G.: Do tė qėndroj nė Shqipėri deri nė fillim tė dhjetorit, pra edhe rreth dhjete ditė pas pėrfundimit tė “Kėngės Magjike”. Pastaj do tė mė duhet tė vij sėrish rreth muajit mars pėr tė punuar pėr albumin.

MAPO: Si ėshtė jeta juaj nė SHBA?
A.G.: Atje punoj dhe jetoj! Jam njė emigrante e re, por e lumtur. Them emigrante qė tė kuptoni se jeta atje nuk ėshtė ashtu si shumė njerėz kėtu e pėrfytyrojnė. Nuk ta shtrojnė me flori rrugėn sapo mbėrrin. SHBA nuk ėshtė njė fushė me lule. Duke qenė emigrante ke vėshtirėsi pa fund. Por unė i pėrballoj sepse mė pėlqen dhe kam energji brenda vetes gjithmonė.

MAPO: Cfarė ju mungon nga Shqipėria?
A.G.: Mė mungon familja. Mė mungon skena shqiptare. Jo se nė SHBA nuk jam nė skenė, por skena atje ėshtė ndryshe. Edhe nė SHBA e kam publikun tim, i cili mė do e madje tani qė do tė vija nė Shqipėri edhe u shqetėsua pėr mungesėn time atje. Veēse dimensioni i skenės atje, ėshtė i tillė qė ti performon pėr 1000 apo mė shumė njerėz qė kanė prerė biletėn apo kanė paguar tė tė shikojnė, ndėrkohė qė kėtu pasi del nė skenė ke mundėsi tė tregosh vlerat e tua edhe pėr mė shumė publik se thjesht ai qė ndodhet nė sallė. Pėrmes medias pas njė performance nė Shqipėri, mund tė hysh edhe nė shtėpitė e gjithė shqiptarėve. Shqipėria ėshtė pėr mua njė ushqim shpirtėror.

MAPO: Cilėt janė miqtė artistė nė Shqipėri me tė cilėt keni marrėdhėnie korrekte dhe tė ngushtė?
A.G. : Do tė veēoja Eli Farėn, me tė cilėn kam njė miqėsi shumė tė ngushtė. I japim mendime njėra-tjetrės, mendime tė sinqerta. Kam filluar tė kem marrėdhėnie shumė tė mira me Jonida Maliqin, e cila mendoj se ėshtė njė vajzė shumė pozitive dhe dashamirėse, e sinqertė. Kam marrėdhėnie shumė korrekte me Ledina Celon. E kam mik shumė tė mirė Dashnor Dikon.

MAPO: Po me politikėn, ēfarė marrėdhėnie keni?
A.G.: Unė nuk i ndjek zhvillimet politike nė Shqipėri. Ndonjėherė kur dua tė jem pranė prindėrve, jam e detyruar tė shikoj nė televizor ose lajme ose sport (qesh). Por kam shumė miq politikanė, nga tė gjitha krahet, miq tė tillė qė edhe pas 20 vjetėsh po t’i takoj do kenė pėr mua tė njėjtin respekt, e do kem pėr ta tė njėjtin respekt.


Aurela Gaēe: Dua tė shikoj veten nė pasqyrė e tė ndihem e qe 1195030054-aurela-gace
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Aurela Gaēe: Dua tė shikoj veten nė pasqyrė e tė ndihem e qe
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
InF Forum :: Tema Shoqėrore ! :: Diskutime Te Ndryshme !!-
Kėrce tek: