InF Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
InF Forum


 
PortaliPortali  ForumForum  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Ngordh ujku gomari e qan

Shko poshtė 
AutoriMesazh
FBI

FBI


Numri i postimeve : 42
Age : 30
Location : Shkodėr
Registration date : 01/11/2007

Ngordh ujku gomari e qan Empty
MesazhTitulli: Ngordh ujku gomari e qan   Ngordh ujku gomari e qan EmptyWed Nov 14, 2007 11:49 pm

Ngordh ujku gomari e qan

Fshatari qė e mbajti peng akuzon qeverinė shqiptare pėr ngordhjen e ujkut. Fqinjėt dyshojnė se ai nuk i gėnjeu autoritetetUjku qė refuzoi ushqimin e njė fermeri kurbinas, ka ngordhur nga uria.
Fshatari Rrok Hoti i cili ėshtė bėrė tashmė i njohur edhe nė shtypin e huaj, ka lajmėruar veterinerin e zonės pėr t`i shpėtuar jetėn ujkut. Me sytė e perėnduar dhe trupin shumė tė dobėt sa nuk e mbanin mė kėmbėt, miku i rrallė i zotit Hoti nuk ka mundur tė mbijetonte. Rrok Hoti e kapi tė gjallė ujkun nė vathėn e bagėtisė sė tij, qė nė muajin shkurt tė kėtij viti dhe vendosi ta mbante nė “birucė”. Madje, ai i ofroi ujkut njė gomar tė vogėl pėr ushqim dhe ftoi fshatarėt e tjerė tė shihnin “spektakėl”, por ujku i zhgėnjeu tė gjithė, pasi nuk e sulmoi gomarin e pafajshėm. Fshatarėt u habitėn edhe mė shumė, kur tė nesėrmen, ujku strukej pas gomarit si i turpėruar nėn sytė e njerėzve. Miqėsia mes ujkut dhe gomarit mori dhenė sa reaguan shoqata tė fuqishme pėr tė drejtat e kafshėve tė egra nga mbarė Evropa. Qeveria shqiptare, pa pėrvojė nė kėtė drejtim, u detyrua tė ndėrhynte. Fshatari refuzoi ta lironte ujkun me negociata, madje iu duk absurde ndėrhyrja e autoriteteve nė kėtė rast. Njė patrullė policie u sulmua nė shtėpinė e zotit Hoti kur shkoi tė kėrkonte dorėzimin e ujkut. Mirėpo, kur Hoti e kuptoi se shteti e kishte seriozisht, vendosi tė ndryshonte taktikė.

Ai u tha autoriteteve se e kishte lėnė tė lirė ujkun gjatė natės dhe nuk ishte mė nė shtėpi. Kafsha grabitqare nuk u pa mė nė vathėn e bagėtisė sė bashku me gomarin, por fqinjėt besonin se ai thjeshtė e kishte larguar ujkun nga sytė e njerėzve dhe mediave. Ndoshta, kjo ka qenė njė marrėveshje e fshehtė e policisė me Hotin qė tė mbyllej kjo histori. Dyshimi i fshatarėve tė tjerė bėhet mė i besueshėm tashmė, kur ujku ka ngordhur. Rrok Hoti pretendon se ujku ėshtė kthyer pėrsėri nė shtėpinė e tij pas kaq shumė muajsh nė mal. “Ai ishte bėrė kockė e lėkurė dhe mezi lėvizte nga vendi. Mė erdhi keq pėr tė dhe vendosa tė lajmėroja menjėherė veterinerin e fshatit. E njoha menjėherė se ishte ai”, ėshtė shprehur Rrok Hoti. Madje, ai ka derdhur vrer edhe mbi Ministrinė e Mjedisit dhe policinė shqiptare duke thėnė se ata ishin pėrgjegjės pėr ngordhjen e kafshės pasi e detyruan ta lironte. Sipas tij, kafsha nuk ka mundur ta siguronte vetė ushqimin nė mal dhe shteti nuk duhej tė ndėrhynte pėr ēėshtje tė tilla kaq tė vogla dhe personale. Nė njė vend tjetėr perėndimor, Hoti do tė kishte probleme nė njė situatė tė tillė. Mė e pakta, ndaj tij do tė hapej njė proces hetimor. Nė Kurbin, deri tani, askush nuk ka shprehur interes pėr tė zbardhur tė vėrtetėn e kėsaj historie. Nė Shqipėri ende nuk ka njė legjislacion tė plotė qė mbron kafshėt e egra ose qė ndalon kapjen e tyre nga persona tė pakualifikuar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Ngordh ujku gomari e qan
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
InF Forum :: Tema Shoqėrore ! :: Diskutime Te Ndryshme !!-
Kėrce tek: