InF Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
InF Forum


 
PortaliPortali  ForumForum  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Shpikjet mė tė mira dhe mė tė rėndėsishme tė vitit 2007

Shko poshtė 
AutoriMesazh
FBI

FBI


Numri i postimeve : 42
Age : 30
Location : Shkodėr
Registration date : 01/11/2007

Shpikjet mė tė mira dhe mė tė rėndėsishme tė vitit 2007 Empty
MesazhTitulli: Shpikjet mė tė mira dhe mė tė rėndėsishme tė vitit 2007   Shpikjet mė tė mira dhe mė tė rėndėsishme tė vitit 2007 EmptyWed Nov 07, 2007 10:43 pm

Shpikjet mė tė mira dhe mė tė rėndėsishme tė vitit 2007

Shkencėtarėt e studiuesit e kalojnė kohėn mė tė madhe tė jetės sė tyre nė qendra kėrkimore. Ndėrkohė qė pjesa tjetėr e popullsisė punon, jeton, argėtohet e trishtohet si gjithmonė, janė pikėrisht kėta shkencėtarė e krijues ata qė punojnė pėr tė pėrmirėsuar jetėn e gjithė njerėzimit. Ndaj, revista amerikane "Time" ka klasifikuar shpikjet mė tė mira tė vitit 2007.
"Jobs" hyri nė negociata me "Apple" dhe i dha lirinė pėr tė ndėrtuar "iPhone" sipas dėshirave tė saj. Telefoni "iPhone" ėshtė lehtėsisht i mbajtshėm dhe mund tė konsiderohet njė lloj kompjuteri. Njė prej tendencave tė vitit 2007 ishte ideja se shėrbimet qė ofron kompjuteri nuk duhet tė ekzistojnė vetėm nė njė pozicion statik, por tė jenė lehtėsisht tė transportueshme. "iPhone" ofron aplikacione tė llojit tė ndryshme siē ėshtė "Google maps" pėr ata qė gjenden nė rrugė qė s'i njohin apo kėrkojnė vendndodhje tė ndryshme. Dhe ky ėshtė vetėm fillimi. Por "iPhone" ėshtė i pari njė sėrė shpikjesh tė rėndėsishme tė kėtij viti. Atė e pasojnė makinat ekologjike dhe tė dobishme. Njė prej tyre ėshtė "Venturi Eclectic", e cila mund tė ecė vetėm me forcėn e erės dhe atė tė diellit.

Ndėrkohė, firma franceze "R&D" ka hyrė nė bisedime me kompaninė e makinave nė Indi "Tata Motors" pėr tė filluar prodhimin e njė makine qė ecėn me ajėr. Kėto makina pėrveē faktit se nuk e dėmtojnė mjedisin edhe e ndihmojnė atė. Kur ecin ato nuk nxjerrin tym dhe blozė por ajėr tė ftohtė dhe mė tė pastėr se ai qė kanė thithur. Kur bėri fluturimin e parė avioni "Boeing 787" me 250 vetė nė bord, u konsiderua pothuajse njė revolucion pėr aviacionin komercial. Duke parė suksesin e kėtij avioni tė madh, 50 klientė janė vėnė nė radhė dhe kanė porositur nga kompanitė pėrkatėse, prodhimin e aeroplanėve tė kėtij lloji. Por ata kanė kėrkuar qė dritaret tė jenė mė tė mėdha dhe hapėsirat brenda akoma mė tė mėdha. Njė aspekt tjetėr pozitiv ėshtė fakti se kėto avionė do tė mund tė fluturojnė me 20 pėrqind karburant mė pak se aeroplanėt normalė me njė madhėsi tė tillė. Lista vazhdon me shpikje tė tjera, siē janė syzet me titra qė u vijnė nė ndihmė jo atyre qė kanė probleme me sytė, por atyre qė kanė probleme me veshėt, me robotė shtėpiakė, si dhe me stacione karburanti nė hapėsirė.

Shpikesit me te mire te te gjitha koherave

* Arkimedi (287-212 Para Krishtit)
* Al-Jazari (1150-1220 Pas Krishtit)
* Euclid (circa 365-300 Para Krishtit)
* Cai Lun (50-121 Pas Krishtit)
* Pitagora (580-500 Para Krishtit)
* Leonardo da Vinci (1452-1519)
* Johannes Gutenberg (1452-1519)
* Louis Pasteur (1822-1895)
* Galileo Galilei (1564-1642)
* Alessandro Volta (1745-1827)
* Isaac Newton (1642-1727)
* Nikola Tesla (1856-1943)
* Ben Franklin (1706-1790)
* Alexander Graham Bell (1847-1922)
* Thomas Savery (1650-1715)
* Joseph-Nicéphore Niépce (1765-1833)
* Thomas Edison (1847-1931)
* Vannevar Bush (1890-1974)
* Arthur Fry (1931- ) dhe Spencer Silver (1941- )
* Percy Spencer (1894-1970)
* Henry Ford (1863-1947)
* Martin Cooper (1926- )
* Robert Watson-Watt (1892-1973)
* Alexander Fleming (1881-1955)
* Jack Kilby (1923-2005)
* Gregory Pincus (1903-1967)
* Philo Farnsworth dhe Vladimir Zworykin
* Stephanie Kwolek (1923- )
* Tim Berners-Lee (1955- )
* Wilbur Wright (1867-1912) & Orville Wright (1871-1948)
* Alec Jeffreys (1950- )
* Patrick Christopher Steptoe (1913-1988)
* Ian Wilmut (1944- ) dhe Keith Campbell (1954-

"iPhone"

Telefoni "iPhone" ėshtė konsideruar si shpikja mė e suksesshme e vitit 2007. Ai konsiderohet jo vetėm si telefon, por si platformė. Ai ka njė tastiere tė njėjtė me tė njė kompjuteri dhe ofron tė gjitha shėrbimet e mundshme. Gjithashtu ka njė paraqitje elegante.

Makinė me erė e diell

Problemi me makinat "e gjelbra" ėshtė se ato kėrkojnė vazhdimisht karburantin qė i bėn tė ecin dhe qė ėshtė hidrogjeni ose etani. Por "Venturi Eclectic" ecėn vetėm me forcėn e erės dhe atė diellore. Kur kjo nuk mjafton nė sediljen e pasme ndodhet njė pajisje qė mund tė karikojė makinėn mė pesė orė.

Makina e qytetit

Pėr ata qė synojnė komoditetin qė ofron ndėrthurja e njė automjeti privat dhe efikasiteti i transportit publik, makina "City Car" ėshtė pikėrisht ajo qė u nevojitet. Njė makinė elektrike me disa kabina, ajo madje mund tė kalojė dhe nė aeroport si njė mbajtėse bagazhi.

Motor me avull

E ardhmja e teknologjisė automobilistike mund tė gjendet tek e shkuara. Bruce Crowr, 77 vjeē, njė ndėrtues i makinave tė garave ka shpikur njė motor me avull, nė tė cilin uji hidhet nė cilindrin tradicional, duke e kthyer nxehtėsinė e shpenzuar nė energji tė pėrdorshme.

Autobus nė shina

Nė fakt ky automjet qė nė dukje ngjan si autobus ėshtė me dy pėrdorime. Ai mund tė ecė nė rrugėt e shtruara me shina treni. Dhe nėse ai ėshtė duke udhėtuar nėpėr zona rurale, aty ku shinat mbarojnė mund t'i tėrheqė rrotat e ēelikut dhe tė ecė nė rrugė tė zakonshme si ē'do autobus tjetėr.

Makinė ambientale

Me shumė elementė aviacioni makina "Saab" ėshtė krijuar nga inxhinierė tė aeroplanėve. "Saab" ėshtė njė makinė konceptuale me dy sedilje, e cila mund tė shėrbejė pėr ta bėrė tė ardhmen mė tė gjelbėr. E dizenjuar si njė avion i vogėl nė vend tė dyerve ajo ka njė kabinė e cila lėviz nė mėnyrė automatike.

Makinė me ajėr

Makinat elektrike tashmė konsiderohen jashtė mode. Pikėrisht kjo ėshtė arsyeja pse firma franceze "R&D" nėnshkroi njė marrėveshje me kompaninė e makinave nė Indi "Tata Motors" pėr tė filluar prodhimin e njė makine qė ecėn me ajėr. Kėto makina nuk ndotin ambientin pasi nxjerrin vetėm ajėr tė ftohtė e mė tė pastėr.

Aeroplanė tė mėdhenj

Avioni i parė "Boeing 787" doli nė treg para njė viti, por aeroplani me 250 vende mbetet transportuesi ajror komercial mė i suksesshėm nė historinė e aviacionit. Aktualisht, 50 klientė kanė porositur aeroplanė tė kėtij lloji me dritare mė tė mėdha dhe me hapėsira gjigande dhe qė do pėrdorin 20 pėrqind mė pak karburant.

"Boeing Phantom Works"

Ky avion ėshtė prodhim i NASA-s nė bashkėpunim me laboratorin e kėrkimit tė "Air Force". Ato kanė testuar njė prototip qė mendohet se do jetė pa zhurmė dhe me kapacitet tė lartė nė disa pėrdorime. Ai synohet tė pėrdoret pėr funksione ushtarake, bombardime dhe misione tė shėrbimeve sekrete.

Aeroplan lodėr me telekomandė

"WowWee" mund tė jetė lodra e parė me telekomandė qė do tė pėrdorė krahė me rrahje nė vend tė njė helike pėr tė fluturuar. Trupi i kėsaj lodre i pėrbėrė nga fibra karboni e bėn atė super tė lehtė, por gjithashtu tė fortė sa duhet pėr tė mos u thyer nėse bie nė tokė aksidentalisht.

Robot shtėpiak

Ajo ēfarė e bėn robotin "Domo" tė veēantė ėshtė aftėsia e tij pėr tė njohur njerėzit, pėr tė krijuar pėrshtypje dhe pėr tė reaguar ndaj mjedisit qė e rrethon. Ky robot mund tė tė pėrkėdhelė duart nėse e prek dhe mund tė marrė njė filxhan pėr ta vėnė nė banak.

Robot qė heq barėrat e kėqija

Roboti "Hortibot" qė ėshtė krijuar nga njė ekip shkencėtarėsh danezė do u kursejė mjaft lodhje fermerėve. Ai ėshtė krijuar enkas pėr tė hequr farėrat e kėqija. Ai lėviz nėpėr fushėn e mbjellė dhe ėshtė i pajisur me njė kamera qė e mban nė vijė tė drejtė dhe identifikon barėrat e kėqija.

Stacione hapėsinore furnizuese

Ėshtė e vėshtirė tė gjendet njė stacion karburanti nė hapėsirė, por ama ėshtė e lehtė tė gjendet metani, i cili ndodhet me bollėk nė shumė planetė dhe nė hėnė. NASA po planifikon qė tė pėrdorė raketa tė mbushura me metan dhe nė tė ardhmen sondat mund tė marrin karburant pėrgjatė rrugės.

Aparat fotografik me teleskop

Teleskopėt hapėsinorė siē ėshtė "Hubble" janė tė qartė dhe tė mprehtė, por kushtojnė shumė. Aparati fotografik "Lucky Camera" punon me lente teleskopi dhe nė tokė. Ai shkrep deri nė 20 imazhe pėr sekond, pėrzgjedh mė tė mira dhe i kombinon ato nė njė foto shumė cilėsore. Ai do dalė nė masė nė vitin 2009.

Syze me titra

Studiuesit nė universitetin e Madridit "Carlos III" kanė shpikur njė mėnyrė pėr tė ndihmuar njerėzit qė vuajnė nga dėgjimi i dobėt dhe qė duan tė shohin televizor, "syze me titra". Kėto syze kanė anash njė aparaturė, e cila e kap tekstin dhe e pėrkthen atė nė titra.

Jastėk me dritė

Shumė njerėz e urrejnė zilen e alarmit tė mėngjesit. Kjo ėshtė arsyeja pse Eoin McNally dhe Ian Waltson kanė krijuar jastėkun me dritė. Ky lloj jastėku nuk pėrdor asgjė tjetėr pėrveē dritės pėr tė bėrė zgjimin e njė personi nė mėngjes. Ai lėshon dritė nė mėnyrė graduale duke imituar dritėn e diellit.




Shpikjet mė tė mira dhe mė tė rėndėsishme tė vitit 2007 1194264574-Domenico-Fetti_Archimedes
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Shpikjet mė tė mira dhe mė tė rėndėsishme tė vitit 2007
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» -=29-10-2007 s4,s5=-
» 28.10.2007 non anon Proxy [CoL0SseO]
» Annonymous HTTP Proxy [CoL0SseO] 28.10.2007
» Annonymous HTTP Proxy [CoL0SseO] 28.10.2007
» Socks Proxy List 27.10.2007 [CoL0SseO]

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
InF Forum :: Tema Shoqėrore ! :: Diskutime Te Ndryshme !!-
Kėrce tek: