InF Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
InF Forum


 
PortaliPortali  ForumForum  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Lajme nga Sporti

Shko poshtė 
AutoriMesazh
FBI

FBI


Numri i postimeve : 42
Age : 30
Location : Shkodėr
Registration date : 01/11/2007

Lajme nga Sporti Empty
MesazhTitulli: Lajme nga Sporti   Lajme nga Sporti EmptyWed Nov 07, 2007 10:34 pm

Tirana thellon krizėn e Teutės

Ndeshja e golave me kokė. Kėshtu mund tė konsiderohet takimi Tirana-Teuta (2-1), kur edhe Haliti pėr durrsakėt nė minutėn e 4-tė, i ndihmuar edhe nga Jahmir Hyka, i cili nė tentativė pėr ta larguar topin e zhyti nė rrjetė, por edhe Daniel Xhafaj nė tė 39’ dhe Indrit Fortuzi nė tė 51’ i shėnuan golat po me kokė.
HALITI-HYKA
Atmosferė e ftohtė nė shkallėt e stadiumit “Qemal Stafa”, rreth 300 shikues. Haliti i Teutės dha njė goditje paralajmėruese nė minutėn e 2-tė, kur Nallbani arriti ta presė topin pas dy ndėrhyrjeve. Goditje kėndi pėr durrsakėt dhe Haliti me kokė nuk fali duke realizuar nė portėn e Nallbanit nė minutėn e 4-t, i ndihmuar edhe nga tentativa e futbollistit tė Tiranės, shtatshkurtrit Hyka, i cili e devijoi topin nė rrjetė. Ky ishte dhe goli i parė i kosovarit , i cili ka luajtur nė Australi me Njukasėll Xhets. Durrsakėt luajtėn mė tė mobilizuar njėzet minutat e para, pėrjashtuar rastin sporadik tė sulmuesit tė Tiranės, Daniel Xhafaj, i frenuar me zgjuarsi nga Xhevair Kapllani nė minutėn e 18-tė. Sulmuesi Abazaj dhe mesfushori Ēapaj patėn dy mundėsi tė mira pėr Tiranėn, por kapiteni i Teutės, Kapllani, ishte nė njė ditė shumė tė mirė. Abazaj, Hyka ishin nė garė se kush do tė humbiste raste mė shumė.
XHAFAJ – FORTUZI
Klodian Duro hodhi mjeshtėrisht njė top brenda zonės sė vogėl, dhe po mė kėtė klas Xhafaj shėnoi me kokė nė portėn e ish-skuadrės sė tij gjatė sezonit tė kaluar, duke barazuar rezultatin nė minutėn e 39-tė, qė mbylli edhe pjesėn e parė me rezultat tė barabartė 1-1. Goli i parė i vlonjatit Xhafaj nė kampionat. Minutat e mbetura tė pjesės sė parė folėn tėrėsisht pėr bardheblutė, ashtu si fillimi i pjesės sė dytė, kur Indrit Fortuzi po me kokė shėnoi golin e dytė nė minutėn e 51-tė, duke realizuar golin e dytė pėr Tiranėn nė kėtė takim, por dhe tė dytin personal gjatė dhjetė ndeshjeve tė para. Tirana diktoi plotėsisht pjesėn e dytė ndaj njė Teutė tė lodhur dhe nė krizė tė plot duke pėsuar humbjen e shtatė nė dhjete javėt e para. Tirana pas krizės sė javėve tė para, duket qartė se e ka marrė veten edhe falė kontributit tė trajnerit Hafizi.
KONFLIKTI I ABAZAJT
Tekniku bardheblu e hodhi nė fushė nga minuta e parė, ish-sulmuesin e Kastriotit, Orjand Abazaj, por ky i fundit humbi shumė raste tė pastra shėnimi, ēka provokoi edhe nervozizmin e tifozerisė sė pakėt bardheblu tė pranishme nė “Qemal Stafa”. “Ultrasit” kėrkuan nė korr zėvendėsimin e tij dhe lojtari shkėmbeu disa batuta aspak tė hijshme me ta. Mė fillimin e pjesės sė dytė, Hafizi e zėvendėsoi atė me veteranin Indrit Fortuzi, i cili rezultoi efikas, pasi shėnoi edhe golin e fitores ndaj durrsakėve.



Skeda e ndeshjes
Tirana-Teuta 2-1
Shėnues: Xhafaj 39’, Fortuzi 51’/ Haliti 4’
E mėrkurė, 7 nėntor 2007, stadiumi kombėtar “Qemal Stafa”
Tirana: Nallbani, Sina, Dede, Vrapi, Fagu, Sefa, Hyka, Ēapja, Duro (Merkoēi 85’), D. Xhafaj (Arapi 69’), Abazaj (Fortuzi 46’). Trajner: Astrit Hafizi.
Teuta: Kapllani, Dushku, Likmeta, Stafa, Hodo (Dragusha 70’), Buna, Vila, Haliti, Hysa, Lamaj, Ēota (Ismail 68’). Trajner: Gentian Begeja.
Gjyqtarė: T. Latifi, A. Lamēe, G. Qirici.
Kartonė tė verdhė: -
Kartonė tė kuq: -

Trajnerėt
Hafizi: “Jam i kėnaqur vetėm me rezultatin”
Trajneri i Tiranės, Astrit Hafizi u shpreh pas takimit: “Unė jam i kėnaqur vetėm me rezultatin sot, por kam rezervat pėr lojėn, pasi jam i bindur se grupi ka forca mė shumė pėr tė reaguar. Mund tė kishim luajtur dhe mė mirė, por gjithsesi, e rėndėsishme ėshtė qė fituam dhe konfirmojmė qėndrueshmėri. Pozitivja pėr ne lidhej me reagimin mjaft pozitiv tė skuadrės, e cila, edhe pse nė disavantazh tė njė goli, arrin tė gjejė barazimin dhe lufton e kalon nė epėrsi, duke pasur vullnet pėr marrje rezultati pozitiv, pra fitores. Duhet thėnė se sot sulmi u zhbllokua mė nė fund dhe kjo ėshtė diēka tjetėr shumė e mirė pėr ne.”

Begeja: “Teuta do tė qėndojė nė Superiore”
Trajneri i Teutės, Gentian Begeja u shpreh pas takimit me Tiranėn: “Ekipi sot luajti mirė. Ndryshe nga dy ndeshjet e kaluara, lojtarėt e mi sot bėnė njė tjetėr performancė dhe kishin dėshirė qė tė merrnin rezultat pozitiv. Por pėrballė patėm njė ekip tė fortė qė pėrmbysi avantazhin tonė dhe fitoi takimin. Na mungon eksperienca dhe kjo ėshtė mangėsia jonė mė e madhe. Shpresojmė qė nė ndeshjen e radhės tė arrijmė tek fitorja. Besoj se Teuta do tė gjejė mundėsitė pėr tė qėndruar nė Kategorinė Superiore”.

Lajme nga Sporti 20071107124342kategsuper2007-2008
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
FBI

FBI


Numri i postimeve : 42
Age : 30
Location : Shkodėr
Registration date : 01/11/2007

Lajme nga Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Sporti   Lajme nga Sporti EmptyWed Nov 07, 2007 10:38 pm

“Demat”, tė rraskapitur edhe ndaj Dinamos

Njė pikė nga nėntė tė mundshmet dhe dy humbjet nė tri takimet e fundit e spostuan Partizanin nė vendin e tretė, por me pikė tė barabarta me Dinamon (nga 20). Partizani humbi nė javėn e 10-tė me Dinamon me rezultatin e pastėr 2-0 (gola tė Plakut nė tė 51’ dhe Pejiēit nė tė 63’). Trajneri i bluve, Agim Canaj e kishte thėnė se kundėr Partizanit i mjaftonte edhe njė gjysmėgoli qė do ta ēonte te fitorja dhe ta barazonte me pikė me Partizanin qė e nisi ndeshjen si kryesues.
KRIZĖ ? -Partizani i Likės duket se po pėrjeton krizėn e dytė gjatė “Katėr javėve tė mėdha”: humbje me Besėn (2-1), barazim 0-0 me Elbasanin dhe sėrish humbje me Dinamon (2-0), kur nė javėn e fundit tė fazės sė parė e pret kampionia nė fuqi, Tirana, qė duket se e klaloi krizėn nga ana e saj, kur djemtė e Hafizit arritėn fitoren e dytė rresht.
ATMOSFERA – Mė e bukura e parė ndonjėherė nė “Selman Stėrmasi” gjatė kėtij sezoni Nė praninė e rreth 2000 shikuesve nė “Selman Stėrmasi” nisi edhe derbi i 128-tė midis Dinamos dhe Partizanit, kur nė atė “Qemal Stafa” nė takimin Tirana-Teuta, nuk ishin mė shumė se 300 shikues. Dhe tė mendosh se aty luanin kampionia dhe nėnkamponia nė fuqi. Gjithsesi njė derbi si ai Dinamo-Partizani, e meritonte tė ndiqej.
SHTYLLA - Nė minutėn e 14-tė Bakaj dha njė pasim tė zgjuar pėr Abilaliaj, por sulmuesi vlonjat nuk mundi tė mposhtė Kotorin e Dinamos. Sulmuesi i Dinamos, Bekim Kuli siluroi i pari portėn e kuqe tė mbrojtur si zakonisht nga Orges Shehi. Loja merr mė shumė grintė e ngjyrė. Mbrojtėsi i Partizanit, Tefik Osmani u ndėshkua mė karton tė verdhė pėr ndėrhyrje tė rėndė ndaj Pejiē. Dinamo ka rastin e parė tė madh, kur goditi shtyllėn me anė tė kroatit Dario Bodrusiē, por Plakun nuk gjuajti fort topin e kthyer nga shtylla. Dario Bodrusiē u ndėshkua me karton tė verdhė pėr protestė ndaj gjyqtarit Kridens Meta. Kroati Goran Vinēetiē shmangu nė minutėn e 31-tė mbrtojtėsin Fatjon Tafaj tė Partizanit, gjuajti fort duke e detyruar Shehin ta presė topi nė dy kohė. Pjesa e parė ofroi pėr shikuesit nė “Selman Stėrmasi” njė lojė mesatare dhe larg formės sė disa prej futbollistėve elitarė.
GOLAT - Fraksioni i dyte i ndeshjes paraqiti njė Partizan tė shthyrur plotėsisht dhe tė papėrgatitur nga ana fizike dhe nė rėnien e moralit tė “demave” ndikoi edhe goli i shpejtė i sulmuesit tė Dinamos, Sabino Plaku (50’), njė prodhim i Akademisė sė Partizanit. Ish-sulmuesi i Apolonisė u ngjit nė kuotėn e katėr golave. Nė kėrkim tė golit tė barazimit tė kuqtė pėsuan edhe golin e dytė me anė tė Pero Pejiē, qė me golin e shėnuar nė minutėn e 63-tė, jo vetėm qė e ēoi rezultatin nė 2-0, por realizoi edhe golin e tij tė pestė sezonal. Partizani nuk pati forcėn e duhur tė reagojė dhe tė “Kuqtė” mund tė ndėshkoheshin
edhe me gola tė tjerė. Kjo ishte njė humbje e rėndė pėr “demat”, qė do tė bėjnė edhe pa shėrbimet e mbrojtėsit Tefik Osmani nė ndeshjen e rėndėsishme me Tiranėn, tė shtunėn e arsdhshme, ndeshje qė mbyll edhe fazėn e parė. Gjithsesi, Partizani mund tė mburret vetėm me faktin se ka 7 fitore me shumė se Dinamo (38) gjatė historisė sė 128 ndeshjeve tė tyre.

Dinamo – Partizani 2-0
Golat: 51’ Plaku, Pejiē 63’
Dinamo: Kotorri; Abraham, Graniē, Pisha, Bodrusiē; Kuli (77’ Ferra), Allmuēa, Poēi, Vincetiē (69’ Mile); Plaku (88’ Ēaushi), Pejiē
Trajner: Agim Canaj
Partizani: Shehi; Hallaēi, Osmani, Tafaj, Beqiri; Gjyla (57’ Progri), Babamusta (58’ Shkėmbi), Devolli, Muzaka; Bakaj, Abilaliaj (68’ Malindi)
Trajner: Hasan Lika
Gjyqtar: K.Meta, A.Mali, E.Doda
Karton i verdhė: Bodrusiē, Allmuēa, Pejiē/Osmani
Karton i kuq: Abraham 90’

Tranerėt
Agim Canaj (Dinamo)
“Strategjia sipas tė cilės kishim pėrgatitur ndeshjen ishte duke ushtruar presion nė mesin e fushės sė Partizanit, pėr ta kapur mė pas nė kundėrsulm. Besoj se ia dolėm mbanė me sukses kėtij qėllimi. Me kėtė fitore treguam se jemi njė ekip plot potencial. Pavarėsisht nga zėrat qė shkojnė e vijnė, ne jemi nė garė pėr titull”.

Hasan Lika (Partizani)
“Ishte njė fitore e merituar e Dinamos. Ne kemi luajtur njė lojė aspak tė mirė dhe si rrjedhojė e kėsaj jemi ndėshkuar dy herė. E madje fitorja mund tė ishte edhe mė e thellė, pavarėsisht tentativave tona pėr tė shkurtuar diferencėn e rezultatit. Mendoj se skuadra nuk dha atė qė ka dhėnė nė fillim tė kėtij kampionati”.


Besa-Besėlidhja 2-0
Besa morri kryesimin e vetme nė javėn e 10-tė, kur fitoi me Besėlidhjen (2-0) dhe pėrfitoi nga hapi i gabuar i Partizanit me Dinamon. Pjesa e parė shfaqi njė Besė mė kėrkuese pėr golin, por bashkėkryesuesit ishin tė paqartė dhe tė turbullt para portės. Kavajasit realizuan dy gola nė pjesėn e dytė pėr tė vulosur edhe fitoren.

Flamurtari-Kastrioti 1-0
Vlonjatėt agresivė pėrballė njė mbrojtje tė ngjeshur tė Kastriotit. Portieri Mustafa i Kastriotit ndėrhyri nė mėnyrė tė parregullt ndaj tė riut Shehaj dhe gjyqtari Janku nuk hezitoi tė drejtonte dorėn nga pika e bardhė. Denis Mema goditi saktėsisht 11-metėrshin nė minutėn e 31-tė duke sjellė edhe avantazhin e Flamurtarit.


Kategoria Superiore

Java 10, 07.11.2007
Dinamo-Partizani 2-0
Besa-Besėlidhja 2-0
Tirana-Teuta 2-1
Flamurtari-Kastrioti 1-0
Skėndėrbeu-Vllaznia 2-3
Elbasani-Shkumbini 0-0

Java 11, 10.11.2007
Partizani-Tirana
Shkumbini-Dinamo
Besėlidhja-Elbasani
Vllaznia-Besa
Kastrioti-Skėnderbeu
Teuta-Flamurtari

Ekipi N F B H Gol P
1.Besa 10 7 2 1 15-6 23
2.Dinamo 10 6 2 2 14-4 20
3.Partizani 10 6 2 2 15-6 20
4.Vllaznia 10 4 4 2 14-9 16
5.Flamurtari 10 4 4 2 8-6 16
6.Shkumbini 10 4 3 3 10-10 15
7.Elbasani 10 3 5 2 6-4 14
8.Kastrioti 10 2 1 5 7-9 10
9.Tirana 10 3 3 4 10-11 12
10.Besėlidhja 10 1 3 5 11-15 9
11.Teuta 10 1 2 7 5-15 5
12.Skėnderbeu 9 1 1 8 13-27 4
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
FBI

FBI


Numri i postimeve : 42
Age : 30
Location : Shkodėr
Registration date : 01/11/2007

Lajme nga Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Sporti   Lajme nga Sporti EmptyWed Nov 07, 2007 10:46 pm

Ideja e Kovaēiēit: Dua tė drejtoj njė klub shqiptar


Slavko Kovaēiē, zv/trajneri kroat i Kombėtares shqiptare, po projekton qė tė punojė gjatė nė futbollin shqiptar, madje jo vetėm me Kombėtaren, por edhe nė kampionatin tonė. “Unė do t’i paraqes presidentit tė FSHF-sė idenė qė pėrpos pozicionit tim nė Kombėtare si asistent i Bariēit, tė mund tė punoj edhe si drejtues i njė prej skuadrave tė kampionatit shqiptar. Nė kėtė mėnyrė 75% tė kohės do tė jem nė Shqipėri ku do t’i ndjek nga afėr tė gjitha ndeshjet e kampionatit shqiptar, lojtarėt e rinj dhe do tė bisedoj njėkohėsisht me trajnerėt e Kombėtareve U-19 dhe U-21. Pėr kėtė gjė kam folur edhe me Bariēin, i cili ėshtė plotėsisht dakord. Unė kam dėshirė tė drejtoj njė skuadėr shqiptare, e cila mė jep mundėsinė qė tė marr pjesė rregullisht nė Kupat e Evropės dhe jo tė skualifikohet qė nė turin e parė”, ka thėnė Kovaēiē pėr “Panorama Sport”. Kovaēiē ka sqaruar se deri tani nuk ka asnjė tratativė konkrete me ndonjė klub tė Superligės, por shpreson se nė tė ardhmen do t’i jepet mundėsia qė ai tė marrė drejtimin e njė skuadre shqiptare. “Dua tė jemi tė qartė se kjo qė po them ėshtė projekti dhe dėshira ime, sepse deri tani nuk ka pasur bisedime me klube tė kampionatit shqiptar”, ėshtė shprehur ai. Pak kohė mė parė Kovaēiē u shpreh se do tė bisedonte personalisht me presidentin Duka nė lidhje me kontratėn e tij dhe tė ardhmen e tij si zėvendės i Bariēit, duke lėnė tė kuptonte se nuk do tė ishte Oto, ai qė do tė vendoste pėr termat e kontratės sė tij. Nuk kam folur me Dukėn, por tė hėnėn e ardhshme do tė vij nė Tiranė pėr tė biseduar pėr kėtė gjė dhe shpresoj qė Duka tė ketė 30 minuta kohė pėr tė biseduar me mua. Por, pėr njė gjė jam shumė i sigurt: jam gati tė punoj pėrkrah Bariēit, pasi atė e njoh prej shumė kohėsh si edhe kam shumė dėshirė qė tė punoj pėr Kombėtaren shqiptare. Kam bindjen se do tė gjejmė gjuhėn e pėrbashkėt me presidentin e FSHF-sė nė lidhje me rinovimin e kontratės time”, ka thėnė Kovaēiē. Ai ka pėrjashtuar mundėsinė qė tė ketė surpriza tė orėve tė fundit, duke thėnė se Bariē, tashmė e ka arritur akordin me FSHF-nė dhe se pritet vetėm zyrtarizimi. “Nuk besoj se gjėrat mund tė ndryshojnė, sepse nga burimet e mia kam mėsuar se akordi ka qenė shumė serioz dhe shumė shpejt do tė zyrtarizohet”, tha tekniku.

Kontrata I kėnaqur, nėse i ofrohet e njėjta pagė

Zv/trajneri i Kombėtares ėshtė i gatshėm qė tė punojė me tė njėjtėn pagė qė merr aktualisht te kuqezinjtė. Kroati pėrfiton rreth pesė mijė euro nė muaj dhe do tė ishte i gatshėm qė tė pranonte tė njėjtėn shifėr. Pėr mua, ana financiare mbetet nė plan tė dytė – ka thėnė tekniku. - Do tė isha i gatshėm qė tė punoja me tė njėjtat kushte, pėrfshi kėtu edhe termat financiarė. Megjithatė, kjo mund tė zgjidhet nė njė mėnyrė tjetėr, pra nėse unė arrij tė qė marr drejtimin e njė skuadre shqiptare”.

Tė hėnėn, bisedime me Dukėn pėr rinovimin e kontratės

Kovaēiē ka thėnė se do tė do tė vijė nė Tiranė ditėn e hėnė dhe do tė kėrkojė njė takim me presidentin e Federatės Shqiptare tė Futbollit, Armand Duka. Ai ka pohuar se do t’i kėrkojė kreut tė FSHF-sė qė vendosin pikat mbi “i” pėrsa i pėrket rinovimit tė kontratės si zv/trajner i Kombėtares dhe planeve tė tij pėr tė marrė drejtimin e njė skuadre tjetėr. “Nuk kam folur me Dukėn, por tė hėnėn e ardhshme do tė vij nė Tiranė pėr tė biseduar pėr kėtė gjė dhe shpresoj qė Duka tė ketė 30 minuta kohė pėr tė biseduar me mua”, ka thėnė trajneri.

Lajme nga Sporti 20071107115127kovaduro200000
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
FBI

FBI


Numri i postimeve : 42
Age : 30
Location : Shkodėr
Registration date : 01/11/2007

Lajme nga Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Sporti   Lajme nga Sporti EmptyThu Nov 08, 2007 10:03 pm

Bariē: Do tė fitojmė me Bjellorusinė

Bledar KUKA

Ndonėse nuk e quan veten “optimist tipik kroat”, Oto Bariē ėshtė i bindur se Shqipėria do tė marrė 3 pikėt ndaj Bjellorusisė nė Euro 2008. Trajneri kroat i shqiptarėve nuk do tė jetė nė stol mė 17 nėntor, pasi UEFA e ka pezulluar pėr 3 ndeshje, megjithatė ai ėshtė optimist. “Ndihmėsi im, Sllavko Kovaēiē, kupton shumė mirė ēdo mendim timin, - tha trajneri me pėrvojė pėr “Veēernji Listin”, - me tė nuk do tė ketė asnjė problem dhe jam i bindur se do ta fitojmė atė ndeshje (ndaj Bjellorusisė)
99 herė “Oto Nacionale”
Gazeta kroate informon se takimi ndaj Bjellorusėve, nė kuadėr tė grupit G eleminator, do tė jetė i 99-ti nė karrierėn e Herr Otos si trajner i njė skuadre pėrfaqėsuese. Pra 99 herė “Oto Nacionale” pėr njeriun qė quhet edhe “Oto Maksimale”, ndėr tė cilat 14 i ka si trajner i Shqipėrisė. Kuptohet, “Veēernji” nuk harron tė theksojė se kėtė herė Bariē do tė jetė nė tribunė, duke drejtuar takimin me aparatin celular (mobitelin), por nuk do tė mund tė “fshihet” me tifozėve, sepse Shqipėria do ta luajė ndeshjen pa tifozė (nė fakt duhet pritur apeli i FSHF-sė).
“Pres ulje dėnimi”
75-vjeēari ka besim se UEFA do ta pranojė apelimin e bėrė nga vetė ai lidhur me dėnimin e tij prej 3 ndeshjes, pas pėrjashtimit me karton tė kuq nė takimin ndaj Bullgarisė mė 18 tetor nė “Qemal Stafa”. “Kam bėrė ankesė nė UEFA pėr dėnimin, - sqaron vetė ai, - shpresoj qė tė ma shkurtojnė dėnimin tė paktėn njė ndeshje, nė mėnyrė qė tė jem i pastėr pėr eleminatoret e ardhshme (Botėrori 2010)”.
Oto, kėshilltar i Dinamos
“Veēernji” njofton se Bariē, ndonėse e zgjati kontratėn me FSHF-nė, nuk hoqi dorė nga roli jozyrtar i kėshilltarit tė Dinamos sė Zagrebit. Gazetari kroat, qė foli me tė, ishte shumė i interesuar qė specialisti me pėrvojė tė jepte mendimin e tij pėr ndeshjen qė Dinamo do luajė ndaj Bazelit zviceran nesėr nė Kupėn UEFA. “Do tė jem nė stadium tė enjten”, - shprehet Bariēi. Ai shton se nuk ka arritur ende tė takojė bashkėpresidentin e Dinamos, Mamiqin, pasi refuzoi tė ishte kryeskaut i klubit.
“Ende nuk jam takuar me Mamiqin, - vazhdon ai, - madje as nuk mund t’i ndihmoj shumė Dinamos pėr kėtė ndeshje, sepse kam detyrėn tė pėrgatis dy ndeshjet e radhės pėr Shqipėrinė. Sidoqoftė, mund tė them se pres njė Bazel ambicioz qė do tė kėrkojė tė shėnojė gol. Nuk do tė luajnė bunker, sepse nuk kanė atė stil loje. E pėrsėris ama qė nuk mund t’i jap asnjė thėrrime ndihmė trajnerit Ivankoviq pėr kėtė ndeshje”.

“Bllazheviē, optimist kroat”
Bariēi e ka gati njė batutė pėr rivalin e tij tė pėrjetshėm, Mirosllav “Ēiro” Bllazheviē. Atij i thonė se “Bllazheviēi ka parashikuar fitore 4-0 tė Dinamos ndaj Bazelit”. “Ēiro ėshtė optimist kroat klasik, - komenton “shqiptari”, - edhe po tė luante Kroacia me Argjentinėn, ai do tė thoshte se kroatėt do fitonin 3-0. Unė jam mė realist, por do tė mė pėlqente qė Ēiro t’i ketė rėnė nė kokė rezultatit”.
Njė shqiptar i zė vendin Hykės te Dinamo
Quhet Anas Sharbini, ėshtė me origjinė shqiptare dhe luan pėr Rijekėn nė kampionatin kroat. Dinamo e Zagrebit e ka piketuar si pasardhės tė Luka Modriqit, nė momentin qė ky do tė largohet pėr nė Perėndim. Vetė Bariē duket se “e ka tradhėtuar” Jahmir Hykėn, qė e kishte sugjeruar si pasues te kapitenit dinamovit. “Mendoj se Anas Sharbini mund tė bėhet Luka i ri dhe te Dinamo kėtė e dinė shumė mirė”, - ėshtė shprehur Herr Oto.


Lajme nga Sporti 20071107045659baricshikonndeshjetv
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
FBI

FBI


Numri i postimeve : 42
Age : 30
Location : Shkodėr
Registration date : 01/11/2007

Lajme nga Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Sporti   Lajme nga Sporti EmptyThu Nov 08, 2007 10:05 pm

Shkurt/ Altin Lala, talent edhe nė kalėrim


Pėrveēse futbollist shumė i talentuar, Altin Lala, e tregoi veten nė Gjermani edhe si kalorės mjaft i mirė. Kėtė e njoftoi dje media gjermane “openpr.de”. Shqiptari kuqezi mori pjesė nė ditėn e fundit tė njė kampionati hipizmi qė u zhvillua nė Hanover dhe Lala tregoi aty talentin e tij. Madje mesfushori ishte edhe ndėr fituesit nė garėn qė u zhvillua.

Lala, njeriu i ndeshjes nė Hanover-Dortmund
Media gjermane e vendosi unanimisht. Altin Lala u shpall Njeriu i Ndeshjes nė Hanover-Dortmund, fituar nga “tė kuqtė”. Shqiptari, zėvendėskapiten i H96-ės, foli modestisht pas takimit. “Unė dua qė tė luaj dhe tė jap gjithēka, - u shpreh ai pėr “Noje Presen”, - ndėrsa tė tjerat nuk mė takojnė mua (pra nėse do tė jetė sėrish titullar”.


Hajduku, nė gjyq ish-trajnerin e Dinamos sė Tiranės
Luka Bonaēiq ėshtė hedhur nė gjyq nga Hajduku i Splitit. Media kroate njofton se ish-trajneri i Dinamos, tashmė finalist i Ligės sė Kampionėve tė Azisė, akuzoi Hajdukun se udhėhiqet nga mafia, ndėrsa kohė mė parė ėshtė goditur e dėmtuar nė kokė, ndėrsa u shkarkua si trajner i splitasve. Hajduku ka hedhur nė gjyq edhe gazetėn “Jutarnji List” dhe TV Novon.


Florian Myrtaj shėnon nė Serinė C1
Sulmuesi shqiptar, Florian Myrtaj realizoi golin e vetėm tė Arecos nė humbjen 1-3 ndaj Lukezes, nė Serinė C1, grupi B (kategoria e tretė italiane). Ish-lojtari i kombėtares shėnoi nė minutėn e 55-tė, nė takimin e luajtur nė Luka.

Rumania “harron” Shqipėrinė, mendon Euro 2008-ėn
Federata Rumune e Futbollit po mendon goxha pėr “vendfushimin” e ardhshėm tė kombėtares tringjyrėshe nė finalet e Kampionatit Europian tė vitit tė ardhshėm. Kėtė e bėn me dije “Pro Sporti” qė shkruan se zyrtari i lartė i federatės, Ionuc Lupesku, ka piketuar Salcburgun si pikėn mė tė pėrshtatshme nė territorin austriak. Euro 2008 do zhvillohet nė Zvicėr dhe Austri.

Lorik Cana: Jemi nė pozicion tė mirė
Kapiteni i Marsejės, Lorik Cana, u shpreh dje se ekipi i tij ėshtė nė pozicion tė mirė pėr tė kaluar fazėn e grupeve nė Ligėn e Kampionėve. “Ne e kemi zakon qė e ngremė nivelin e lojės ndaj ekipeve tė mėdha, - tha ai, pėr “uefa.com”, - dhe shpresoj qė kjo tė vazhdojė. Jemi nė pozicion tė mirė qė tė kualifikohemi”. OM luajti mbrėmė me Porton.

Lajme nga Sporti 20071107045439altinlaladuartroket
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
FBI

FBI


Numri i postimeve : 42
Age : 30
Location : Shkodėr
Registration date : 01/11/2007

Lajme nga Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Sporti   Lajme nga Sporti EmptyThu Nov 08, 2007 10:06 pm

Disiplina pezullon 2 javė Luan Deliun

Ish-lojtari i shquar i Elbasanit sot trajner i Sopotit tė Librazhdit, Luan Deliu, u pezullua dje pėr 2 ndeshje nga Komisioni i Disiplinės nė FSHF. Bashkė me pezullimin erdhi edhe gjoba prej 30 000 lekėsh me arsyetimin pėr ofendim tė gjyqtarit. Sopoti luan nė Kategorinė e Dytė. Po nė kėtė kategori, dėnim i ngjashėm iu dha edhe zyrtarit tė Ēlirimit, Bujar Rizvani.


Lajme nga Sporti 20071107045150fshf
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
FBI

FBI


Numri i postimeve : 42
Age : 30
Location : Shkodėr
Registration date : 01/11/2007

Lajme nga Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Sporti   Lajme nga Sporti EmptyWed Nov 14, 2007 11:42 pm

Krizė Duka-Bariē?

Gjithmonė edhe mė shumė dyshime po krijohen nė lidhje me fatin e Oto Bariēit nė krye tė Kombėtares shqiptare edhe pėr dy sezonet e ardhshme. Pas pėrgjigjeve tė ftohta dhe aspak bindėse tė dhėna nga trajneri kroat gjatė konferencės pėr shtyp, nervozizmit tė fshehur tė ndihmėsve tė tij tė huaj, Bariē, ėshtė duke shijuar edhe njė mėnjanim tė paktėn publik nga presidenti i Federatės Shqiptare tė Futbollit, Armand Duka, njėherėsh edhe njeriu qė gėzon tė drejtėn ekskluzive pėr zgjedhjen dhe emėrimin e trajnerit tė Kombėtares. Bosi i FSHF-sė ėshtė takuar dje lojtarėt nė rezidencėn e tyre ne hotel “Adriatik” nė Durrės dhe ka biseduar pėrzemėrsisht me ta pėr gati njė orė e gjysmė, duke shkėmbyer edhe batuta me lojtarė tė veēantė. Natyrisht, qė Duka nuk i ėshtė shmangur aspak takimit edhe me trajnerin e pėrfaqėsueses, por ka folur me tė nė mes tė lojtarėve dhe sipas burimeve tė “Albania-sport” nuk ka pasur asnjė bisedim tė karakterit “kokė me kokė’. Nė fakt, gjithmonė ėshtė folur se kroati do ta firmoste kontratėn pėrpara ndeshjes me Bjellorusinė, por ditėt deri tė shtunėn (17 nėntor) janė pakėsuar dhe nuk do tė ishte ēudi, qė Bariē tė shkonte nė shortin e Botėrorit 2010 ende pa tė zezėn (firmėn) mbi tė bardhė (kontratėn).


Lajme nga Sporti 20071114131200baricgjobe
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
FBI

FBI


Numri i postimeve : 42
Age : 30
Location : Shkodėr
Registration date : 01/11/2007

Lajme nga Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Sporti   Lajme nga Sporti EmptyWed Nov 14, 2007 11:46 pm

Bernd Shtanxh: “Duhet tė jemi tė duruar”

Ndeshja me Shqipėrinė ėshtė “eksperimenti” i rradhės pėr Bejllorusisė. Kėtė e deklaron vetė trajneri i Bjellorusisė rradhės sė kuqezinjve, Bernd Stanxh pėr faqen zyrtare tė UEFA-s, uefa.com. Gjermani shprehet se synimi i tij ėshtė qė tė ndėrtojė njė skuadėr tė re: “Ka edhe dy ndeshje pėr kėtė fazė kualifikuese dhe mė pas unė premtoj se tė gjitha eksperimentet do tė mbarojnė”, - shprehet Stanxh, trajneri i dytė i Bjellorusisė gjatė kėsaj fushate pas Juri Puntus, ndaj tė cilit morrėm edhe barazimin 2-2 nė Minsk nė ndeshjen hapėse tė kualifikueseve.
Tekniku nuk e fshehu faktin se brenda ekipit tė tij ekziston njė ndjenjė depresioni dhe nervozizmi si pasojė e rrezultateve aspak tė mira qė ka marrė skuadra qė ai. “Unė jam pak nervoz gjithashtu. Ne nuk kemi marrė rrezultate tė mira”, - shprehet ai. “Megjithatė unė jam i sigurtė se ato do tė vijnė kur ne tė ndėrtojmė njė skuadėr tė mirė. Ekipi ka potencial. Ne vetėm duhet qė tė jemi tė duruar.” Kėshtu nė ndehsjen e rradhės kuqezintjė do tė kenė njė mundėsi mė shumė pėr tė marrė tre pikėt, duke pasur parasysh gjendjen brenda skuadrės dhe qė ndeshja do tė luhet nė “Qemal Stafa” pėrballė tifozerisė sė zjarrtė. Dhe vetė Stanxhe pranon se ka njė ndjenjė depresioni dhe se atij nuk i interesojnė rezultatet pėr momentin, por vetėm gjetja e elementėve tė rinj. “Ka njė farė ndjenje tė depresionit sepse ne humbėm dy ndeshje nė tetor, por tani pėr momentin rrezultatet nuk janė edhe aq tė rėndėsishėm. Ne po ndėrtojmė njė skuadėr, dhe rrezultate do tė kenė rėndėsi vetėm kur tė fillojė turi tjetėr pėr fazėn kualifikuese tė kampioantit botėror”-vazhdon ai. Pėr trajnerin kundėrshtar e gjithė puna ėshtė pėrqėndruar nė eliminatoret e botėrorit tė 2010. Ai ka gjetur disa nga futbollistėt e tė ardhmes. “Unė e di se cilėt lojtarė do tė formojnė shtyllėn e skuadrės sonė nė fushatėn kualifikuese tjetėr”-shprehet Stanxh.
Tekniku bjellorus nė pėrballjen e rradhės me Shqipėrinė ka marrė edhe tre lojtarė tė rinj. “Unė kam tre lojtarė qė nuk i kam zgjedhur mė parė Aleksandr Kulchiy, Vitali Bulyga dhe Vitali Kutuzov" –shprehet gjermani Dhe sipas tij ata janė lojtarė tė talentuar qė do tė kenė mundėsi tė tregojėn veten nė ndeshje me Shqipėrinė. Megjithatė synimi i vetėm pėr “djemtė e Bariccit” janė tre pikėt. Pėrballė do tė kenė njė ekip qė ka ardhur pėr testin e rradhės nė “Qemal Stafa”. Kjo do tė jetė njė mundėsi mė shumė pėr tė marrė njė fitore pėrballė publikut kuqezi.

Lajme nga Sporti 20071114122448shtangetrajneriibjellorusise
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
FBI

FBI


Numri i postimeve : 42
Age : 30
Location : Shkodėr
Registration date : 01/11/2007

Lajme nga Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Sporti   Lajme nga Sporti EmptyWed Nov 14, 2007 11:48 pm

Cana: “Nuk e shihja dot ndeshjen nga TV”

Kapiteni i Olimpikut tė Marsejės, Lorik Cana, nuk ka mundur t’u shpėtojė gazetarėve gjatė testit me Kombėtaren U-19. Mesfushori i rikthyer pas dy ndeshjeve pezullim me Slloveninė dhe Bullgarinė ndihet i lumtur: “Ndeshja me Bjellorusinė ėshtė shumė e rėndėsishme pėr ne. Jam shumė i kėnaqur qė u ktheva nė Kombėtare pasi nuk e shihja dot nga televizioni. A kam folur me Bariēin? Po. Kam folur por nuk mund tė them se ēfarė biseduam, sepse kėto mbeten mes nesh dhe nuk ėshtė nevoja qė t’i shprehim nė gazeta. Pėr hir tė Kombėtares ne do tė bashkėpunojmė dhe duhet tė japim tė dy maksimumin qė tė arrijmė objektivat qė i kemi vėnė vetes

Lajme nga Sporti 20071114115341lorikcana200
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Lajme nga Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Sporti   Lajme nga Sporti Empty

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Lajme nga Sporti
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
InF Forum :: Tema Shoqėrore ! :: Diskutime Te Ndryshme !!-
Kėrce tek: