InF Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
InF Forum


 
PortaliPortali  ForumForum  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Epiri antik !

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Th3-ScoR3
Super Administrator
Super Administrator
Th3-ScoR3


Numri i postimeve : 114
Age : 35
Location : Hidden
Registration date : 25/10/2007

Epiri antik ! Empty
MesazhTitulli: Epiri antik !   Epiri antik ! EmptyTue Oct 30, 2007 12:22 am

Emri Epir, qė nė greqisht do tė thotė tokė-stere-kontinent, nė origjinė ėshtė njė emėr me tė cilin banorėt e ishujve quanin viset pėrballė tyre. Nė kohėn arkaike, banorėt e kėtyre viseve nuk njihen ende me kėtė emėr (pėr kuptimin qė kishte fjala Ī·Ļ€ĪµĪ¹ĻĪæĻ‚ dhe ‘Ī—Ļ€ĪµĪ¹ĻĪæĻ‚ shih studimin e P.R. Franke, "Alt-Epirus und das Kƶnigtum der Molossen", 1955, f. 3 v ). Burimet letrare pėrmendin emrat e fiseve kryesore qė banonin kėtu, por asnjėherė nuk i cilėsojnė ata si epirotė dhe as vendin si Epir. Do tė pėrmendin kaonėt dhe vendin e kaonėve, molosėt dhe vendin e molosėve, thesprotėt dhe vendin e tyre, por asnjėherė nuk gjejmė cilėsimin e tyre si epirotė.

Nė luftėn e Peloponezit (432-404 para Kr.) fiset kryesore tė kėsaj treve: kaonėt, thesprotėt, molosėt dhe fise tė tjera mė tė vogla, na shfaqen nė arenėn historike si entitete politike mė vete, qė marrin pjesė nė atė konflikt (nė vitin 429) si aleate tė Spartės dhe Athinės.

Gjatė sundimit tė mbretit Tharypa (430-490), molosėt arritėn tė vendosin hegjemoninė e tyre mbi disa nga fiset fqinje dhe tė krijojnė njė bashkėsi politike qė njihet me emrin Lidhja Molose. Pas mesit tė shekullit IV, Mbreti Aleksandėr, i mbiquajtur Molosi (342-331), e shtriu sovranitetin e tij edhe mbi Thesprotėt, por bashkėsia politike e re mori tani emrin Aleanca e Epirotėve. Kjo bashkėsi kishte karakter federativ, nė tė cilin pjesėmarrėsit kishin tė drejta tė barabarta, por nėn njė mbret molos nga dera e Ajakidėve, qė e bėnte pozitėn e kėtyre tė fundit mė tė privilegjuar, ose i jepte statusin e "primus inter pares".

Qė nga kjo kohė, emri Epir (dhe epirotė) do tė shfaqet nė burimet si nocione gjeografike dhe politike mė pėrfaqėsuese pėr vendin dhe popullsinė e kėsaj krahine. Me procesin e bashkimit politik, i cili u arrit jo pa konflikte, emri Epir u gjet mesa duket si njė emėr asnjanės, i cili ofronte njė zgjidhje kompromisi dhe siguronte barazinė formale midis fiseve pjesėmarrėse nė kėtė shtet federativ.

Apogjeun e vet shteti i Epirit e arriti nėn mbretin Pirro (307-272). Nė kėtė kohė u realizua bashkimi i plotė i vendit dhe Epiri u kthyer nė njė fuqi ushtarako-politike me peshė, qė u shtri dhe pėrtej kufijve tė vet natyralė, mbi krahina tė Maqedonisė dhe Thesalisė nė lindje dhe mbi Ambrakinė dhe Akarnaninė nė jug.

Me mbretėrinė ilire, Pirro pati marrėdhėnie tė mira qė buronin nga aleanca midis dy vendeve, por mbi tė gjitha sepse ai qe rritur dhe edukuar nė oborrin e Mbretit Glaukia dhe qe ndihmuar prej tij tė kthehej nė fronin e uzurpuar mė parė prej kundėrshtarėve politikė. Rol tė shėnuar luajti Pirro gjatė sundimit tė vet, veēanėrisht nė zhvillimin e ngjarjeve politike nė Maqedoni, Greqi e Itali.

Pas Pirros, shteti i Epirit, i brejtur nga kontradiktat e brendshme, u dobėsua dhe nė vitin 232 monarkia e Ajakidėve ra. Vendin e saj e zuri Lidhja e Epirotėve, qė pėrfaqėsonte njė sistem republikan tė tipit tė lidhjeve (koinon) bashkėkohore nė viset fqinje tė Greqisė. Gjatė kėsaj kohe, Epiri nuk doli dot nga gjendja kritikė e trashėguar, madje u gjend nė situata edhe mė tė vėshtira, kur mbi tė rėnduan konfliktet iliro-maqedonase dhe mė vonė ndėrhyrja romake. Nė kėto rrethana, Lidhja Epirote nuk u tregua e aftė pėr tė luajtur ndonjė rol tė dukshėm.

Nė vitin 167, Epiri ra nėn sundimin romak dhe pak mė vonė (nė 148), me sistemin e ri administrativ romak, u pėrfshi nė Provincėn Maqedonase. Nė fund tė shekullit II pas Krishtit, Epiri del si provincė mė vete, kurse nė fundin e shekullit III, me reformėn administrativo-ushtarake tė Dioklecianit, u krijua provinca e Epirit tė Ri me krahinat midis Vjosės dhe Matit (vise kėto ilire, qė mė parė bėnin pjesė nė Provincėn Maqedonase), ndėrsa trevat tradicionale tė Epirit u quajtėn Provinca e Epirit tė Vjetėr. Me interes ėshtė tė vihet nė dukje se tė dyja kėto provinca bėnin pjesė nė Prefekturėn e Ilirikut.


* * *


Problemi qė do tė trajtojmė mė tej ka tė bėjė me pėrkatėsinė etnike tė popullsisė sė Epirit. Pėr kėtė problem ekzistojnė dy pikėpamje.

E para qė e konsideron popullsinė e lashtė tė Epirit si njė popullsi tė trungut etnik ilir dhe e dyta, ajo qė epirotėt i quan grekė.

Le t‘u drejtohemi tani burimeve dhe tė shikojmė se si na paraqitet gjendja, por para kėsaj unė do tė lejohem tė citoj kėtu njė pėrkufizim klasik qė i ka dhėnė Greqisė historiani i shquar francez Gustav Glotz: Greqia e mirėfilltė, shkruan ai, nuk ėshtė veēse njė pjesė -as mė e pasura dhe as mė e madhja- e tokave qė u bėnė greke. Ėshtė njė vend i vogėl... Nė tė vėrtetė, tė vjetrit nuk kanė qenė aspak dakord pėr kufijtė e saj. Ata pėrfshinin kėtu Thesalinė, pėr tė pėrjashtuar zakonisht Epirin dhe gjithmonė Maqedoninė. Greqia klasike ėshtė pra pak a shumė tėrėsia e kantoneve qė gjenden nė jug tė njė linjė qė e tėrheqin nga gjiri i Ambrakisė deri nė grykėn e Peneut ("Histoire Ancienne - Histoire Grecque", I, Paris 1938, f. 7).

Burimet mė tė hershme i kemi nge Herodoti. Prej tij kemi dy pasazhe pėr problemin qė na intereson: i pari ėshtė i lidhur me njė ngjarje qė i takon vitit 576, domethėnė ēerekut tė parė tė shekullit VI para Krishtit. Nė kėtė pasazh, Herodoti (Herod. VI 126-127) tregon se Klistheni, tiran i Sikyonit, njė qytet i Peloponezit, njeri shumė i pasur dhe me famė, donte tė martonte tė bijėn e tij, Agaristėn, me njė djalė qė tė ishte mė i miri midis grekėve. Pėr kėtė qėllim ai ftoi nė Sikyon tė gjithė ata qė do ta ndjenin veten tė denjė. Herodoti na jep listėn e tė gjithė atyre qė u paraqitėn nga viset e ndryshme tė botės greke, gjithsej 13 kandidatė. Midis tyre figuronte edhe njė molos me emrin Alkon. Ky fakt i ka shtyrė pėrkrahėsit e pikėpamjes sė origjinės greke tė epirotėve tė konsiderojnė praninė e kėtij Alkoni si dėshmi qė molosėt ishin grekė. Formalisht kjo do tė ishte e pranueshme (sepse pretendentėt mund tė ishin vetėm grekė) po tė mos ishte dėshmia e dytė e Herodotit, qė e vė nė dyshim praninė e njė molosi nė kėtė ngjarje. Nė kėtė dėshmi tė dytė, Herodoti bėn fjalė pėr forcat greke qė u mblodhėn nė Salaminė (viti 480) pėr tė luftuar kundėr persėve. Pėr ata qė vinin nga viset mė tė largėta, ai thotė: "Tė gjithė ata qė dėrguan kėto forca (nė Salaminė) banojnė pėrtej Thesprotisė, janė pra fqinjė tė ambrakasve dhe tė leukadasve, kontingjentet e tė cilėve vinin nga viset mė skajore" (Herod. VIII 47). Siē mund tė shihet me lehtėsi, molosėt nuk bėjnė pjesė midis grekėve qė shkuan nė mbrojtje tė Salaminės dhe kjo ėshtė njė ngjarje shumė mė me rėndėsi sesa pjesėmarrja nė ceremonitė e fejesės tė bijės sė tiranit tė Sikyonit. Mungesa e tyre kėtu e komprometon tezėn qė mbron grecitetin e molosėve. Dhe kjo nuk ėshtė e rastit. Ata banonin pėrtej Thesprotisė dhe lumit Aheron, qė shėnonte kufirin midis botės greke dhe atyre qė banonin pėrtej kėtij kufiri.

Se ē‘pėrfaqėsonin banorėt e viseve pėrtej Aheronit pėr botėn greke, do tė na e bėjė tė qartė Thucididi, nė veprėn e tij tė madhe "Lufta e Peloponezit" (432-404). Nė hyrje tė kėsaj vepre historiani i madh grek vė nė dukje se "nga pėrpjesėtimet dhe rėndėsia kjo luftė i kalonte luftėrat e mėparshme" dhe se "kjo ishte kriza mė e madhe qė pėrfshiu jo vetėm grekėt, por edhe njė pjesė tė botės barbare" (Thucid. I 1, 1-2). Ky pohim i fundit ėshtė me rėndėsi tė veēantė pėr problemin tonė, sepse nė veprėn e Thucididit kemi pėrgjigjen e qartė tė kuptimit qė i jep ai termit "barbarė". Ashtu sikurse dhe Herodoti, Thucididi quan "barbarė" tė gjithė popujt e tjerė qė nuk janė grekė. Ky koncept qė pėrshkon tė gjithė veprėn, i paraqet grekėt dhe barbarėt si dy kategori etnike tė diferencuara.

Thucididi nuk e njeh ende emrin Epir. Ne e pamė se ky term shfaqet nė burimet letrare vetėm pas mesit tė shekullit IV, prandaj kur flet pėr popullsinė nė veri tė gjirit tė Ambrakisė, ai pėrmend sipas rastit thesprotėt, kaonėt, molosėt, amfilokėt etj.

Duke pėrshkruar fushatėn qė ndėrmorėn nė kohėn e Luftės sė Peloponezit, 429 para Krishtit, ambrakasit e pėrkrahur nga lakedemonėt kundėr amfilokasve dhe akarnanėve qė kishin marrė anėn e Athinės, Thucididi na jep njė pasqyrė shumė tė qartė tė gjeografisė etnike tė rajonit:
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Http://Www.Inf-Clan.Com
Th3-ScoR3
Super Administrator
Super Administrator
Th3-ScoR3


Numri i postimeve : 114
Age : 35
Location : Hidden
Registration date : 25/10/2007

Epiri antik ! Empty
MesazhTitulli: Re: Epiri antik !   Epiri antik ! EmptyTue Oct 30, 2007 12:22 am

"Nė kėtė kohė (v. 429), shkruan Thucididi, ambrakasit sė bashku me shumė barbarė (kaonė dhe tė tjerė tė viseve pėrreth) marshuan kundėr Argosit tė Amfilokisė dhe gjithė Amfilokisė tjetėr". Me interes tė veēantė nė kėtė pasazh ėshtė pohimi i Thucididit se banorėt e Argosit tė Amfilokisė "greqishten e kanė mėsuar nga ambrakasit e ardhur, amfilokėt e tjerė janė barbarė", njė pohim ky qė shpreh nė mėnyrė tė qartė se amfilokėt nuk ishin helenofonė (Thucid. II, 68.).

Dhe pėr tė theksuar diferencėn midis grekėve dhe barbarėve, Thucididi precizon mė poshtėė se nė kėtė ekspeditė, pėrveē hoplitėve peloponezė, qė kishin ardhur nėn komandėn e Knemit, "prej grekėve ishin ambrakasit, anaktorasit dhe leukadasit" qė vinin nga tri kolonitė greke tė Korintit. "Nga barbarėt, vazhdon ai, ishin kaonėt... thesprotėt... molosėt... atintanėt, parauejtė dhe orestėt" (Thucid. II 80, 5).

Kjo kundėrvėnie e grekėve me barbarėt vijon edhe nė kapitullin pasues. Duke pėrshkruar kėtė fushatė, Thucididi vė nė dukje se ndryshe nga grekėt, disa nga barbarėt qeveriseshin pa mbretėr, tė tjerėt e kanė njė mbret; se grekėt nė liftė marshojnė nė formacion tė rregullt, kurse kaonėt, megjithėse luftėtarė tė zotė, marshojnė tė shkujdesur (Thucid. II, 81). Kėto veēanti dhe tė tjera si kėto, qė dėshmojnė pėr diferenca nė zhvillimin social apo politik midis grekėve dhe barbarėve, nuk pėrbėjnė tregues tė karakterit etnik dhe pėr rastin tonė nuk do tė kishin njė interes tė veēantė. Por kur Thucididi na thotė se barbarėt nuk ishin greqishtfolės, na ka thėnė qartė dhe shkoqur se ata nuk ishin grekė. Sepse dihet qė gjuha ėshtė treguesi dallues kryesor i karakterit etnik tė njė populli.

Prania e kolonive greke, kryesisht korintase, rreth gjirit tė Ambrakisė dhe gjatė bregut tė Jonit deri nė Korkyrė, ėshtė njė dėshmi tjetėr e situatės etnike qė ekzistonte dhe asaj qė krijohet pas shekullit VIII para Krishtit nė kėtė rajon.

Dihet se kolonitė greke nuk janė themeluar nė Atikė, Beoti, Lakoni apo nė ndonjė krahinė tjetėr tė Greqisė sė mirėfilltė, por te barbarėt. Kėtė fakt tė rėndėsishėm, ata qė mbrojnė pikėpamjen e grecitetit tė epirotėve nuk e kanė vlerėsuar kurrė, ose e kanė lėnė qėllimisht nė harresė. E megjithatė janė gjeografėt e historianėt grekė ata qė na thonė se kur kolonistėt grekė u vendosėn nė Korkyrė, qenė tė detyruar tė ndeshen me qėndresėn e ilirėve liburnė qė zotėronin kėtė ishull (Strab. VI, 2, 4), po ashtu siē na thonė se konflikti midis kolonistėve ambrakas qė u vendosėn nė luginėn e pasur tė lumit Arahtios dhe amfilokasve vendas "barbarė", vazhdoi tė mbahet i gjallė edhe pas njė shekulli (siē e pamė nė kohėn e Luftės sė Peloponezit). Dhe kjo ka ndodhur sepse kolonėt qė vendosen te barbarėt bėjnė ēmos pėr tė pėrvetėsuar tokat e tyre dhe kur janė ndeshur me rezistencėn e tyre, sidomos kur ka qenė rasti pėr tė zgjeruar zotėrimet, kolonėt nuk kanė ngurruar tė pėrdorin edhe forcėn kundėr indigjenėve. I tillė ėshtė pėr shembull edhe rasti i luftės sė apolloniatėve kundėr ilirėve qė shkatėrruan qytetin Thronion (Pausania, V 22, 2-4; "E Kunze Bezicht Ć¼ber die Ausgrabungen in Olympia", 5 [1956] f. 149) pėr tė zgjeruar tokat e tyre. Prandaj nuk ėshtė e rastit qė shumė prej kolonive greke mbetėn gati tė izoluara nė njė ambient armiqėsor pėr shkak tė kėtyre konflikteve me indigjenėt. Nuk dua tė them me kėtė se historia e marrėdhėnieve midis vendasve "barbarė" dhe kolonistėve grekė ka qenė gjithmonė konfliktuale, sepse ndryshe nuk do tė shpjegoheshin marrėdhėniet e dendura tregtare dhe marrėdhėniet e mira politike qė kanė ndikuar aq pozitivisht nė jetėn e kėtyre dy botėve, nė mėnyrė tė veēantė nė fushėn e kulturės. Bota moderne ia njeh kėto merita gjenive grekė dhe kulturės greke. Por fenomenet e kulturės dhe marrėdhėniet ekonomike nuk duhen konfonduar me raportet etnike. Kėto tė fundit janė tė njė natyre tjetėr, shumė mė rezistente dhe konservatore. Ėshtė njė fenomen ky qė vėrehet te tė dyja palėt: grekė e "barbarė". Kėshtu, "Apolloniatėt, thotė Aeliani (Aeliani, Var. Hist. XIII), i dėbonin tė huajt sipas ligjit lakedemon, ndėrsa epidamnasit u jepnin tė drejtėn e banimit atyre qė dėshironin". Ėshtė njė ligj i njohur ky i konservatorizmit dhe i xhelozisė, me tė cilėn grekėt pėrpiqeshin tė ruanin pastėrtinė e popullsisė sė kolonive.

E megjithatė, as grekėt, as "barbarėt" nuk i qėndruan dot tundimit pėr t‘u afruar dhe pėrfituar nga njėri-tjetri. Kjo u vėrtetua nė shekujt pasues, sidomos nė kohėn helenistike, kur nė viset pėrtej botės greke procesi i urbanizimit (domethėnė lindja dhe zhvillimi i jetės qytetare) dhe formimi e konsolidimi i shteteve "barbare" transformoi rrėnjėsisht jetėn ekonomike e politike tė kėtyre vendeve dhe vendosi raporte tė reja me botėn greke. Atėherė, grekė e barbarė i shohim tė integrohen reciprokisht, sepse kėtė ua impononin interesat e pėrbashkėta nė situatėn e re politike. Ėshtė nė kėtė periudhė qė kryhet integrimi i Ambrakisė dhe i kolonive tė tjera tė bregut tė Jonit nė shtetin e Epirit dhe i Dyrrahut e Apolonisė nė shtetin ilir. Pėrfshirja e tyre nė kėto shtete i hapi rrugėn futjes sė elementit "barbar" nė kėto qytete dhe anasjelltas elementit grek nė qytetet "barbare" (ilire, epirote, thrake etj).

Nė tė dyja rastet, ky element na del i pranishėm nėpėrmjet burimeve epigrafike dhe numizmatike nė pėrbėrjen e popullsisė sė kėtyre qyteteve, sigurisht nė njė masė modeste dhe asnjėherė mbizotėruese. Le tė kujtojmė kėtu epitafet e nekropoleve tė Dyrrahut dhe Apollonisė dhe monedhat e kėtyre qyteteve ku ilirėt na dėshmohen si banorė tė tyre, e madje si tė tillė qė ndonjėherė mbajnė edhe postet e prytanit (kryetarit tė qytetit) apo tė magistratit qė kujdeset pėr financėn dhe prerjen e monedhave. E njėjta gjė vėrehet edhe nė ato qytete tė botės "barbare", kur mbishkrimet na sjellin emra qytetarėsh grekė.

Kėto qytete kanė adoptuar tani modelin grek nė urbanistikė, nė sistemin e fortifikimit, nė arkitekturė dhe nė art. Por nė organizimin politik ato do tė dallojnė nga polisi grek. Pėr Epirin karakteristike do tė jetė qyteti-qendėr e njė koinoni (bashkėsie etnike), ashtu sikurse nė Iliri, ku qyteti qeverisej nga polidinasti, domethėnė nga dinasti (sundimtari) i njė qyteti qė ishte qendėr e njė fisi.

Do tė pėrhapet nė kėtė kohė edhe gjuha greke e shkruar qė na dėshmohet me mbishkrimet dhe ajo do tė pėrdoret jo vetėm nė Epir, por edhe nė Iliri, deri nė Skodra dhe pėrtej saj. Gjuha e kulturės, cilado qė tė jetė, nuk e pėrcakton etnicitetin e popullsisė qė e ka pėrdorur e as nuk mund tė radhitet nė elementėt pėrcaktues tė kombėsisė.

Njė tablo intriguese kjo qė ėshtė interpretuar nė mėnyrė sempliste si dėshmi e helenizimit tė botės "barbare" nė veri tė Aheronit. Nuk duhet shpejtuar e as tepruar tė shpallim kėtė fenomen si njė tregues tė kėsaj natyre, kur ai nuk pėrfaqėson veēse hapin e madh qė bėn bota "barbare" e kėsaj kohe drejt progresit, duke adoptuar kulturėn e pėrparuar greke, sepse burimet letrare tė shekullit IV dhe tė shekujve qė pasojnė do tė vazhdojnė tė na tregojnė se bota greke dhe ajo "barbare" nė aspektin etnik do tė mbeten si mė parė nė kufijtė tradicionalė.

Kėshtu, historiani grek i shekullit IV, Efori, do tė na thotė se "nga ana e pėrėndimit Hellada fillon me Akarnaninė, sepse kjo takon e para me fiset epirote" (Efor. FGr.H, 70, F. 143, apud Strab. VIII 1, 3, C.334). Kjo do tė thotė se ai e shikon kėtė ēėshtje ashtu sikurse edhe Thucididi nė fundin e shekullit V para Krishtit.

Tė njėjtėn pikėpamje kemi edhe te gjeografi i njohur grek i mesit tė shekullit IV Scylax-i, i cili, pasi paraqet ilirėt qė banojnė anėdetjen e Adriatikut (Periplus, cap. 20-27), vijon me kaonėt, thesprotėt dhe molosėt qė banojnė pėrgjatė Jonit (Periplus, cap. 28-32). Mė tej, duke bėrė pėrshkrimin e viseve qė ai ndesh gjatė lundrimit tė tij drejt jugut, na thotė: "Pas Molosisė vjen Ambrakia, qytet helen... Kėndej fillon Hellada, pa ndėrprerje deri te lumi Peneus dhe deri nė Homolius, qytet i Magnezisė qė ndodhet mbi kėtė lumė" (Periplus, cap. 33).

Pėrkrahėsit e pikėpamjes sė grecitetit tė Epirit e kanė marrė pėrshkrimin e Skylax-it si njė dėshmi qė jep "njė ndarje tė qartė midis njė botė ilire nė veri tė Kaonisė dhe maleve Akrokeraune dhe tė njė botė greke qė fillon me Ambrakinė. Midis tyre kemi njė noman‘s land (tokė tė ndėrmjetme) qė banohej nga popullsi qė ne i quajmė, shprehen ata, epirotė, por qė Skylax-i nuk na e thotė nė se ata janė grekė, ilirė apo pėrbėnin njė kategori tė tretė qė duhet dalluar prej dy tė tjerave" (P. Cabanes, Les Illyriens, de Bardylis Ć” Genthios - IV-II siĆØcles avant J.Chr., Paris 1988, f. 20 vj, posaēėrisht f. 29).

Para sė gjithash, dua t‘i kujtoj autorit tė kėsaj pikėpamjeje se emri Epir nuk figuron te Skylax-i as nė kuptimin etnik dhe as nė atė gjeografik apo historik qė do tė marrė mė vonė, prandaj edhe nuk mund t‘i shėrbejė pikėpamjes sė tij. Ajo qė mund tė nxirret nga teksti i Skylax-it ėshtė se ai na jep njė kufi tė qartė etnik pėr botėn greke, kur na thotė se "prej kėndej fillon Hellada", kurse pėr popullsitė qė banonin nė veri tė kėtij kufiri, domethėnė pėr molosėt, thesprotėt e kaonėt, si dhe pėr ata qė banonin pėrtej maleve Akrokeraune nuk rezulton tė bėhet shprehimisht ndonjė diferencim etnik, pėrkundrazi ata tė gjithė sė bashku cilėsohen si "barbarė".

Ndėrkaq, burimet nuk bėjnė fjalė pėr praninė e njė grupi tė tretė etnik qė tė jetė vendosur nė kėto vise, midis grekėve dhe ilirėve. Dihet nga ana tjetėr se kėto dy popullsi tė mėdha tė Ballkanit, nė fillim tė mijėvjeēarit tė fundit para Krishtit i gjejmė tė stabilizuara respektivisht nė pjesėn jugore dhe pėrėndimore tė gadishullit dhe nė fqinjėsi direkte midis tyre. Dhe meqenėse qė nga Herodoti dhe deri te Skylax-i (midis tė cilėve qėndrojnė dy historianė tė mėdhenj grekė si Thucididi dhe Efori) pėr botėn greke, na jepet si kufi etnik gjiri i Ambrakisė dhe lumi Peneos, atėherė pėrtej kėtij kufiri, nė drejtim tė veriut, popullsitė qė cilėsohen si "barbare" dhe jo helenofone nuk mund tė ishin veēse tė trungut etnik ilir. Zona e kontaktit midis kėtyre dy botėve karakterizohet padyshim nga interferenca ndėretnike, tė cilat janė universalisht tė zakonshme, por kjo nuk e ndryshon tablonė etnike nė vijat e saj tė pėrgjithshme.

Siē e thamė, emri Epir do tė shfaqet nė burimet historike vetėm pas mesit tė shekullit IV pėr tė shprehur entitetin politik qė formohet nė hapėsirėn gjeografike buzė Jonit, midis gjirit tė Ambrakisė dhe maleve Keraune, duke u shtrirė nė lindje deri te vargmalet e Pindit. Nė kėtė entitet do tė bėjnė pjesė fiset kryesore tė kėsaj treve: molosėt, kaonėt, thesprotėt dhe njė varg fisesh tė tjera mė tė vogla qė jetonin rreth tyre. Do tė integrohen kėtu shkallė-shkallė edhe kolonitė greke tė bregut tė Jonit. I ashtuquajturi Epir i Madh, qė u krijua gjatė sundimit tė Pirros, i kapėrceu kėto kufij si nė drejtim tė Maqedonisė dhe tė Ilirisė, ashtu edhe nė drejtim tė botės greke nė jug tė gjirit tė Ambrakisė, por ai qe njė krijesė efemere qė u shua shumė shpejt, madje para vdekjes sė Pirros.

Shfaqja e kolonive greke nuk e ndryshoi karakterin etnik tė popullsisė indigjene, sado i fuqishėm qė ishte ndikimi i tyre ekonomik e kulturor. Popullsia indigjene mbeti si edhe mė parė "barbare", pra jo greke, siē e konfirmojnė tė gjithė gjeografėt dhe historianėt e kohės helenistike. Edhe shteti i Epirit nuk rezulton nė asnjė nga burimet antike si njė shtet grek, por si shtet i njė popullsie jo greke (barbare), qė siē e pamė, i takonte trungut etnik ilir. Gjatė gjithė ekzistencės sė tij ai ruajti fizionominė e tij politike jo greke dhe si i tillė u afirmua nė marrėdhėniet me botėn mesdhetare tė antikitetit, duke njohur edhe njė periudhė kulminante tė historisė sė tij.

Diferencimi qė bėhet nė burimet pas mesit tė shekullit IV ndėrmjet ilirėve dhe epirotėve nuk ėshtė i karakterit etnik. Nocionet ilirė-Iliri, epirotė-Epir, ashtu sikurse edhe dardanė-Dardani, shprehin nė kėtė periudhė zhvillimet politike qė ndodhin nė botėn ilire, pas krijimit tė formacioneve politike nė kėtė hapėsirė tė gjerė.

G.Shqip
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Http://Www.Inf-Clan.Com
 
Epiri antik !
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
InF Forum :: Historia :: Histora boterore-
Kėrce tek: